-
Transporti Publik në Vlorë - July 3, 2018
-
Fabrika e Ndotjes - June 18, 2018
-
Zvërneci turistik - June 18, 2018
-
Të presësh turistë mes llaçit e pluhurit. Vlora, kantier ndërtimi në sezon - June 14, 2018
-
Ambulantët në shkolla, nxënësit në Elbasan rrezikojnë çdo ditë shëndetin - June 14, 2018
-
Tregjet e braktisur në Shkodër, aty ku qumështi dhe ushqimet e tjera shiten në rrugë - June 14, 2018
-
Projektet për të rinjtë, Bashkia e Korcës me pikatore, pikëpyetje për zbatimin - June 14, 2018
-
Inceneratorët i hapin rrugën importit të mbetjeve - June 14, 2018
-
GJURMË HISTORIE TË LËNA NË HARRESË - June 14, 2018
-
Mensat Social nё Shkodёr - June 14, 2018
Ne ndihme te zonave te permbytura
Gjate ketyre diteve te fundit te gjithe kemi mundur te ndjekim zhvillimin e ngjarjeve te veshtira ne jug te vendit.
Tashme gjendemi para nje situate teper te veshtire, ku me qindra familje dhe mijra qytetare te ketij vendi jane detyruar te braktisin shtepite e tyre te zaptuara tashme nga ujrat e rrembyeshem.
Rreth 5000 ha toke te shperndare ne 3 prefektura te vendit gjenden te mbuluara nga uji i shirave te pandalshem, te cilet edhe gjate dites se sotme priten ta rendojne edhe me tej situaten.
Ne nje situate te tille me kaq shume veshtiresi dhe me kaq shume njerez ne vuajtje lind natyrshem nevoja per tu solidarizuar dhe per te ndihmuar ata bashkeqytetare te cilet tashme jo vetem kane humbur gjithcka, por gjenden edhe ne veshtiresi te madhe per mjete bazike.
Roli i organizatave te shoqerise civile ka qene gjithmon vendimtare ne plotesimin e nevojave humanitare gjate emergjencave te tilla. Ekspertiza qe shume prej organizatave kane akumuluar gjate ketyre viteve eshte absolutisht e nevojshme per ti ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura.
Per ti ardhur ne ndihme ketyre qytetareve me nevoja imediate ushqimore dhe veshmbathjesh, AMSHC po nis sot nismen “Ne Mbeshtetje te Zonave te Permbytura”, me ane te kesaj nisme AMSHC ne koordinim me organizatat e tjera te shoqerise civile dhe aktore te ndryshem te saj do te koordinoj punen per mbledhjen e ndihmave emergjente si ushqime, veshmbathje dhe batanije.
Gjithashtu ne koordinim me shtabin e embergjencave civile, AMSHC po mbikqyr nga afer situaten, per te evidentuar vendet me nevojen me te madhe per keto ndihma.
E perserisim, si nje nevoje e menjehershme, i bejme thirrje te gjitha organizatave te shoqerise civile dhe aktoreve te saj te organizohen dhe te japin kontributin e tyre me vullnetare, pako ushqimore dhe veshmbathje, brenda nje kohe sa me te shkurter ne menyre qe te kemi mundesi te gjendemi prane ketyre banoreve me ndihma ne nje kohe te pershtatshme.
Organizata Pertej Barrierave dhe Banka e Ushqimit do te kene rol kordinues dhe do te vazhdohet nje fushate vullnetarizimi dhe mbledhje ndihmash deri ne date 8 shkurt diten e diele.
Mirepriten te marrin pjese te gjithe te interesuarit!
Deklarate per Shtyp /Agjensia Per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile