Share

Anët e errëta të televizionit – Kujtim Xhaja

Anët e errëta të televizionit

Televizioni, si një mjet i rëndësishëm i informimit masiv dhe argëtimit, ka zënë një vend thelbësor në shoqërinë e ditëve të sotme. Televizioni satelitor dhe fuqia gjithnjë në rritje e internetit, nuk po ndryshojnë vetëm mënyrën si jepen lajmet, por edhe konceptimin e lajmit dhe mënyrës se si gazetarët duhet të kryejnë funksionin e tyre. Këto ndryshime kanë një ndikim të madh në biznesin e medias dhe njëkohësisht i ofrojnë publikut më shumë informacion që mund të ndihmojë për forcimin e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Me rënien e tirazhit të gazetave deri në 2 % në vit, televizioni ka edhe anën e tij negative. Xhefri Dvorkin i shoqatës “Komiteti i Gazetarëve të Shqetësuar”, thekson se kjo prirje sjell edhe sfida të vështira: “Me rënien e tirazhit një numër gjithnjë e më i vogël njerëzish lexojnë gazetën, ata shohin kanalet kryesore në televizion”.                                                                                                                                                                                              Pyetja që natyrshëm shtrohet është: Se sa ndikim ka ai në mendjen njerëzore dhe

cfarë forme merr ky ndikim? Xhim Van Nostrand, redaktor në kompanine e medias “MC Clathy Interactive” shpjegon se televizioni e ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore mentalitetin e konsumatorit të sotëm.

Është e pamundur të mendohet tashmë se si do të ishte jeta jonë pa praninë e këtij mjeti të rëndësishëm teknologjik. Tek të gjithë ne, është bërë zakon, që sapo të zgjohemi në mëngjes të hapim televizorin, për tu njohur me informacionet më të fundit.

Televizioni, nuk sjell vetëm ndryshime në zakonet dhe sjelljet tona, por ai njëkohësisht sjell një ndikim rrënjësor mbi shoqëritë. Profesori i gazetarisë në Universitetin Amerikan “Christopher Simpson” thotë se një ndër këto ndikime është forcimi i të drejtave të njeriut. Ka një numër prirjesh dhe një prej tyre është: forcimi i lëvizjeve për të drejtat e njeriut, i grupeve joqeveritare, të cilët mbledhin informacione dhe i përhapin përmes medias elektronike. Në këtë mënyrë vetë shoqëria është më e informuar dhe e ndërgjegjshme për të drejtat e saj. Duke qenë një nga mediat më moderne dhe më të ndjekura, televizioni ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në vendimmarrjen personale të teleshikuesit. Kjo vendimarrje mund të jetë në aspektin shoqëror, politik, ekonomik etj. Kështu përshembull, TVSH apo sic quhet sot: Televizioni Publik Shqiptar, ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në jetën e shikuesve për 35 vjet me radhë. Por duke qenë e vetmja media televizive në vend, nuk krijonte mundësinë që njerëzit të kishin edhe alternativa të tjera për të zgjedhur, kështu vitet 1996-1997 shënojnë një kthesë të madhe të situatës televizive në vend. Por duke qenë e vetmja media televizive në vend, nuk krijonte mundësin që njerëzit të kishin edhe alternativa të tjera për të zgjedhur, kështu vitet 1996-1997 shënojnë një kthesë të madhe të situatës televizive në vend. Mendoj se ishte viti ’97, ku teleshikuesi është ndikuar më shumë se asnjëherë tjetër nga televizioni, pasi në këtë kohë sapo u krijuan televizionet private dhe nuk ekzistonte akoma një juridiksion, që të rregullonte punën dhe programacionin e tyre.

Dhuna, pamjet makabre të transmetuara në atë kohë trazirash, ndikuan në shkaktimin e një ndjenje frike dhe paniku tek të gjithë shikuesit. Por nisur nga rëndësia e asaj cka u tha më sipër, koha televizive është bërë një cështje tepër konfliktuale në vend. Kjo sepse televizioni përbën median më të rëndësishme sot për sot dhe është mjeti më i mirë për të manipuluar mendimin e shikuesit, apo për ti dhënë atij një alternativë tjetër përpara se të marrë një vendim, pavarësisht se ajo alternativë mund të jetë në të mirë apo në dëm te tij.

Po si mund te ndodh kjo?

Të gjithë televizionet në Shqipëri e kanë kuptuar rëndësinë, që kanë në vendimmarrjen e teleshikuesit dhe përpiqen në mjaft mënyra ta manipulojnë atë. Politika ashtu dhe media janë të varura nga njëra-tjetra. Ato i japin këshilla dhe sugjerime njëra-tjetrës. Klasa politike e di mirë forcën e medias, duke e përdorur këtë të fundit në kohë dhe në masën e duhur, atëherë ajo mund të shpresoj në një jetë të suksesshme politike. Të gjitha televizionet në Shqipëri tashmë e kanë kuptuar rëndësinë që ka në vendimarrjen e teleshikuesit ekrani dhe për këtë arsye gjateë fushatave elektorale kemi një numër të madh reklamash në to. Kandidatët e partive më të mëdha dhe që janë në gjendje më të mirë ekonomike, paguajnë miliona lekë për reklama në televizor dhe përgjithësisht në bllokun publicitar midis programeve më të ndjekura, me qëllim që të ndikojë tek shikuesi në përzgjedhjen e tij ditën e votimit. Një tjetër fenomen shqetësues në shoqëritë e sotme është dhe kohëzgjatja që fëmijët i kushtojnë televizionit. Fëmijët e kohës bashkëkohore e teprojnë duke parë televizion. Në shumë shoqëri të zhvilluara,koha të cilën e kalojnë fëmijët para ekraneve është më e madhe nga ajo e kaluar në shkollë. Sipas disa statistikave te fundit nga INSTAT, femijet shqiptare, prej moshes 2-12 vjec mesatarisht shohin television rreth 25 ore në jave. Në këtë moshë fëmijët nuk janë të aftë të përzgjedhin atë që shohin. Në programet televizive, shpesh herë është prezente dhuna, armët, seksualiteti, të cilat fëmijët i pranojnë në mënyrë jokritike. Fjala është për dhunën dhe agresivitetin që shfaqet në film dhe TV dhe ndikimin që sjell kjo dukuri në sjelljen dhe agresivitetin e njeriut. Përmes televizionit shpesh promovohen vlera dhe modele të gabuara.

Raporti i hulumtuesve amerikanë: ”Media violence and the American public” është shkruar nga psikologet Bushman dhe Anderson. Ky raport dëshmon se 60 për qind e programeve televizive amerikane përmbajnë dhunë.

Një nxënës amerikan, para se të fillojë të ndjekë shkollën fillore, ka parë më shumë se 8.000 vrasje dhe më shumë se 100.000 akte dhune perpiqen te imitohen nga kjo grupmoshe. Duke u përkushtuar tepër pas ofertës televizive, fëmijët shpesh bëhen viktima të stereotipeve të gabuara: disa role në programet televizive paraqiten në mënyrë stereotipe në bazë të racës, seksit, moshës ose bukurisë fizike.
Bushmani dhe Andersoni argumentojnë, se një për qind e shikuesve bëhen më agresivë pasi që kanë parë një program televiziv me përmbajtje dhunë. Vlera e rinisë dhe e bukurisë fizike shpesh vendosen në piedestal dhe shpien deri në formimin e paragjykimeve te fëmijët. Të shikuarit televizion promovon një mënyrë jetese jo të shëndetshme-joaktivite dhe përbën rrezik të madh në konsumimin e të ashtuquajturave “ushqimet xhank” edhe me pirje të duhanit dhe alkoolit.

Shikimi i serialeve bën, që njerëzit që i ndjekin rregullisht këto seriale të kalojnë në një jetë pasive, duke hequr dorë nga aktivitetet e tjera: familjare, sportive apo edhe edukativo-arsimore. Fëmija i vogël nuk është në gjendje të bëjë dallim mes asaj që është komerciale dhe vlerës reale. Sipas Akademisë Amerikane për Pediatri të shikuarit televizion duhet të kufizohet në 1-2 orë/ në ditë.

Interesa të mëdha ekonomike ekzistojnë në skenën mediale, por redaktorët dhe gazetarët do të duhej të rikthehen në idealin,etikën e gazetarisë dhe të thonë dhe të mbrojnë të vërtetën shkencore mbi dhunën në media dhe ndikimin e saj në opinion, veçanërisht te fëmijët. Media,si një komponent i pazëvendësuesheë e i rëndësishëm në ndërtimin e identitetit të një populli, na shfaq në mënyrë të tërthortë dhe disa nga anët negative të saj. Detyra jonë si konsumatorë të medias, konsiston në të qenit sa më vigjilente dhe të kujdesshëm për të shmangur sa më shumë këto anë të errëta të televizionit. Është e vështirë,që fëmija të mbrohet nga komercializmi që është prezent çdo ditë në televizion, por është detyrë e medias dhe e jona që t’ iu vëmë fre këtyre dukurive,efekteve kaq të përhapura në shoqëritë tashmë mbarëbotërore,

Do të ishte kjo dita, kur media do të kthehej në një misionere humane dhe do të përfaqësonte, mbronte, luftonte vërtetë për të drejtat dhe interesat e vetë individit, si pjesë e shoqërisë dhe e masës.