Share

Aplikoni në Platformën Multimediale të Aktivizmit 2017

map posterPlatforma Multimediale e Aktivizmit (PMA) është nismë e Lëvizjes MJAFT!, e mbështetur nga Lëviz Albania dhe e financuar nga Ambasada Zviceriane në Shqipëri. Kjo nismë u mundëson të rinjve kurse të specializuara në multimedia, si dhe infrastrukturën e nevojshme për të shprehur opinionet dhe shqetësimet shoqërore. PMA është realizuar për katër vite në qytetin e Tiranës vjen në vitin e saj të pestë në një koncept rajonal në qytetet: Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë. Kjo platformë inovative synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe i nxit ata të eksplorojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi institucionet.

PMA nxit krijimtarinë dhe mendimin kritik të të rinjve në fusha të ndryshme të komunikimit masiv – video, fotografi, shkrim, etj. Me anë të një studimi të thelluar, të rinjtë do të njihen me çështjet kryesore që do të shërbejnë si pikënisje për punën e tyre. Akademikë dhe profesionistë të shquar në fushën e gazetarisë dhe komunikimit masiv do të ofrojnë trajnime të specializuara për të rinjtë.

PMA është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë opinione të pavarura, por nuk gjejnë hapësirën e duhur për t’i shprehur ato në mediat konvencionale, pa u paragjykuar.
Trajnimet do të zhvillohen në fushën e aktivizmit dhe gazetarisë nga emra të mirënjohur të medias dhe shoqërisë civile në Shqipëri.

Nëse je nga qyteti i Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Korçës bëhu pjesë e këtij programi duke na dërguar: Emër, mbiemër, qytetin ku banon, arsimimin, nr. kontakti dhe arsyen pse dëshironi të jeni pjesë e kësaj platforme në adresën tonë: info@mjaft.org

#Lëvizalbania #Demokracivendore #Levizjamjaft #PlatformaMultimedialeAktive

Leave a Comment