Share

Aplikoni per Euroudhetim 2014!

Lëvizja MJAFT! në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane hap sot konkursin për projektin “UDHËTIM NË EVROPË ” për studentët shqiptarë në vitin e tyre të fundit akademik.

Synimi i këtij projekti është të mundësojë një udhëtim në Evropë për një grup prej studentëve më të mirë të universiteteve shqiptare gjatë verës së vitit 2014. Studentët do të kenë mundësinë të udhëtojnë nëpër Evropë duke vizituar qytete evropiane dhe duke u njohur me kulturën dhe popujt e ndryshëm të Evropës, njëlloj siç veprojnë edhe kolegët e tyre që studiojnë në Universitete Evropiane.

*** Data e nisjes nga Tirana është 28 Korrik-u dhe pjesmarrësit janë të lirë të zgjedhin kohëzgjatjen e udhëtimit të tyre deri në një muaj.

*** Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve:

Kandidatët duhet të jenë qytetarë shqiptarë nën moshën 25 vjeç

Kandidatët duhet të jenë studentë të regjistruar në vitin e fundit të studimeve universitare ose te jene duke përfunduar vitin e parafundit në një universitet shtetëror ose privat në Shqipëri.

Kandidatët të kenë njohuri të avancuara në gjuhën angleze (avantazh perben dhe nje gjuhe tjeter si: frengjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht etj.)

*** Dokumentacioni shoqërues:

Formular Aplikimi – Këtë formular mundet ta merrni pranë zyrave tona, ose mund ta shkarkoni nga faqja e internetit: www.euroudhetim.org, dhe ta dorëzoni më pas sëbashku me gjithë dokumentacionin plotësues.

Vërtetim i lëshuar nga universiteti që vërteton që keni kaluar provimet dhe se jeni të regjistruar në vitin e fundit ose të parafundit akademik.

Vërtetim nga shkolla i listës së lëndëve të kryera shoqëruar me notat përkatëse.

Fotokopje e faqes së parë të pasaportës biometrike.

Një fotografi me permasat për pasaportë.

*Data e fundit e dorëzimit të të gjithë dokumentacionit të lartpërmendur është data 10 Korrik 2014. Aplikimet e pashoqëruara me të gjithë dokumentacionin përkatës nuk do të konsiderohen për këtë konkurs.

Ju lutemi dorëzoni aplikimin pranë zyrave të MJAFT që gjenden më afër me vendbanimin tuaj:

Tiranë: Rruga e Elbasanit, Nr.38, Kati 4, Tirana, Albania
Tel: 042 356 34
E-mail: info@mjaft.org

Per me teper info: http://www.euroudhetim.org/apliko.htm