Share

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit !

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

 

“Volunteering is at the very core of being a human. No one has made it through life without someone else’s help” Heather French Henry

Me datën 5 Dhjetor Lëvizja Mjaft! me mbështetjen e Olof Palme International Center, Ambasades Suedeze, Qendres Tulla dhe Organizatave të Shoqërise Civile, organizoi aktivitetin një ditor mbi Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Kjo datë e themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1985, është një simbol ndërkombëtar që synon promovimin dhe festimin e fuqisë dhe potencialit të vullnetarizmit. Akti i vullnetarizmit ështe gjetur në të gjitha kulturat e gjuhët dhe shihet si një dite kur vullnetaret dhe organizatat vullnetare kanë hapësiren e duhur për të rritur ndërgjegjesimin dhe për të fituar mirëkuptim për kontributin që ata japin.Tashmë kjo është kthyer në formën e një rituali ku cdo vit qindra miliona njerëz bashkohen duke ofruar ne mënyre vullnetare kohën dhe aftësite e tyre në përmiresimin e botës ku jetojme.
Arsyet pse njerëzit zgjedhin të angazhohen në akte vullnetarizmi janë nga më të ndryshmet. Dëshira për të ndihmuar te tjerët është shtysa e gjithsecilit, por të integruarit më tej në këto iniciativa të jep një kënaqësi të pamasë, ndihesh i dobishëm , i përgjegjshëm, fillon ta duash, të aftëson në komunikim, të shkathtëson në vënien në jetë të ideve, të aftëson për të punuar në grup, e si rrjedhoje mundesite per punesim shkojne ne rritje.

Mbi të gjitha, vullnetarizmi të mbush me shpresën se ndryshimi mund të fillojë edhe nga një grup i vogel njerëzish që dëshiren për të ofruar veten me aftësite, kohën, ndjenjat e kanë me të madhe se pesimizmi që here pas here kaplon pjesën më të madhe të shoqërisë. Vullnetarizmi është ushqim për shpirtin dhe ndonjeherë është mënyra se si njerëzit realizojnë ëndrrat, dëshirat dhe pasionet e tyre.

Gjithsesi arritja më e madhe e kësaj “pune” eshte përmirësimi që i bëhet jetës të atyre njerëzve që vërtet kanë nevojë, një ndihmë e vogël ndoshta në dukje, por që për ta është e vetmja dritë jeshile për një jetë më të mirë, më me ngjyra, më të bukur!
Duke parë këtë zell, këtë entuziasëm në këta të rinj vullnetarë dhe jo vetëm, data 5 Dhjetor 2014 mori nje formë akoma më të bukur. Një ditë e ngjeshur me aktivitete, të cilat filluan në orët e para të mëngjesit me fjalë përshëndetese nga vullnetarët e mbi 30 Organizata të Shoqërisë Civile që ndanë me pjesëmarrësit praktikat e tyre konkrete. Ndërkohë, shumë prej këtyre organizatave ishin prezent me vullnetarë të strukturës së tyre duke promovuar me produkte promocionale planet e tyre konkrete në komunitet dhe me gjerë.

 

Për tu njohur më mirë me punën e përditshme të vullnetarëve, shfaqje filmike projektonin iniciativat vullnetare të gjithë organizatave të pranishme, ndërkohë që studentë të MAP zhvillonin intervista për RadioStacion-in. Në fund dita u mbyll me festime nën tingujt e bukur të muzikës, në ambjentet e ngrohta të “Tulla – Culture Center”.

 

Për të parë fotot nga aktiviteti ndiqni linkun në vijim: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.721996354544694.1073741852.273130159431318&type=3

Për të dëgjuar intervistat me pjesëmarrësit : Intervista me IRCA: https://soundcloud.com/radiotacioni/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-irca

Intervista me Green Line Albania:https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-intervista-greenline

– Intervista me vullnetaret e Institutit Ramazan Kabashi
https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-ramazan-kabashi

– Intervista me vullnetaren e Organizates Pertej Barrierave:
https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-organizata-pertej-barrierave

Intervista me perfaqesues te ASA:
https://soundcloud.com/radiotacioni/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-asa

– Intervista me perfaqesues te Kongresit Rinor Kombetar:
https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-kongresi-rinor-kombetar

– Intervista me perfaqesuesen e Levizjes Mjaft Serena Leka:
https://soundcloud.com/radiostacionitirana/dita-nderkombetare-e-vullnetarizmit-serena