Share

Era Rusi…ndryshe!

Ne të gjithë ja njohim zërin, e pëlqejmë për këngët dhe performancat e saj në skenë, mbi të gjitha në momentin kur ajo këndon live dhe kur ti e kupton se çfarë potenciali të jashtëzakonshëm ka zëri i saj.
Kur permendet emri i Erës, krijohet një aureolë respekti për të. E thjeshtë dhe fanatike për të mbrojtur jetën e saj private, Era na surprizon edhe me një aspekt tjetër, për shumicën i panjohur, aktivizmin në ndihmë të komunitetit.
Era është ambasadore e shoqatës “Sot për të ardhmen” që ka si fokus kryesor barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës në familje.
Gjithashtu, ajo është aktiviste edhe pranë shtëpisë së fëmijës në Gjirokastër.
Në librat e shenjtë thuhet se çfarë jep njëra dorë nuk duhet ta dijë tjetra. Kjo modesti i jep vlerë të shtuar ndihmës që ajo jep për këto qendra në ndihmë të komunitetit në nevojë.

Grupi 3 : Arlinda Canaj, Dardana Shahini, Matilda Ndoji, Enkli Sefa