Share

KORRUPSIONI – Erand Bajrami

KORRUPSIONI

Prej kohësh korrupsioni, në format e tij të shumëllojta, është bërë një problem i mprehtë për opinionin mbarëkombëtar si edhe përfaqëson një gangrenë  të vërtetë për funksionimin normal të shoqërisë së sotme shqiptare. Ndikimet e tij negative dhe të dëmshme në shoqëri nuk prekin vetëm sferat morale dhe etike, por kanë të bëjnë edhe me vetë ngecjen e dinamikave të zhvillimit të shoqërisë tonëqë ndodhet në hapat e parë të demokratizimit, si edhe të vetë fatit të individit në shoqëri. Të rinjtë përpara se të bëhen të tillë kanë një koshiencë të mirëfilltë të fuqisë së korrupsionit të trashëguar në një pjesë të mirë të rasteve edhe nga prindërit e tyre, dhe kështu ata bëhen pjesë e saj pa kushte duke e quajtur këtë, herë një betejë të humbur e herë një “përshtatje” me bërjen e gjërave këtu në Shqipëri. Në thelb krijohet një ushtri të rinjsh të demotivuar, pa ëndrra,pa sfidat e moshës,pa ambicie. Me gojën mbyllur,veshët bllokuar e sytë qorruar. Të rinj pa sensin e kenaqësisë së konkurrimeve të pamanipuluara e pa hile. Të rinj që në ato pak vende nuk arrijnë të shprehin talentin e tyre si çdo njeri i kësaj bote,dhe që e mbyllin sa herë e më fortë me kalimin e viteve. E këtu fillojnë të shajnë dhe të urrejnë përçart këdo që është më lart, më poshtë, më i mirë apo më i keq. Duke gjerbur cigare normalisht.

Tashmë jemi njohur mjaft mirë se, korrupsioni, në rradhë të parë, krijon grupe të fuqishme dhe individë që jetojnë përtej rregullave të së drejtës dhe kundër ligjit, duke u vënë në përballje direkte me shtetin dhe të drejtën. Për pasojë hap pas hapi kanë prirje të shkojnë edhe më tej,duke përdorur dhunën, presionet, krimet ndaj jetës dhe pasurisë private të personit,si mjetet e realizimit të veprimtarisë së tyre korruptive.

Nga analiza e shumë rasteve gjyqësore, del se në origjinë të veprave penale kundër personit,sikurse mund të jenë vrasjet, atentatet, plagosjet,ushtrimi i dhunës fizike,fyerjetetj., ka qëndruar edhe përfshirja e palëve, si e agresorëve por ndonjëherë edhe e vetë viktimave në veprimtari korruptive. Larja e hesapeve, mbyllja e gojës e tëdyshuarve për denoncime, eleminimi i kundërshtarëve dhe i rivalëve,goditja  e kujtdo që i kundër vihet veprimtarisë korruptive,hapin të gjitha shtigjet që korrupsioni të nxisë dhe të mbajë gjallë të gjitha format e kriminalitetit në vend.

Por ndikimet negative të korrupsionit nuk përfundojnë me kaq.Është vërtetuar Se rrjetet e të korruptuarve nuk e duan as rregullindhe as shtetin.Personat që i përkasin këtij fenomeni janë shumë larg dhe do të qëndrojnë po aq larg së kthyeri në legalitet,duke kërkuar turbullira, pështjellime politike dhe dëshirë të madhe për mungesë stabiliteti. Sepse në një klimë pozitive,me një shtet ligjor,me procedura politike progresive dhe me stabilitet,rrjetet e të korruptuarëve nuk do të mbijetonin. Mosndëshkimi i shumë personave të implikuar me afera të mëdha korrupsioni tek ne,megjithëse ka patur prova të shumta filmike,alibi etj., veçse fryn me besim këto rrjete për të mbajtur shtetin pezull e deri në vazhdim në gjendjen kaotike dhe pa ligj që e ka kapluar.

Dëgjojmë se një pjesë e madhe e qytetarëve, sidomos të rinj apatikë që formojnë fjali me pjesëza disa të dëgjuara nga diskutime të ulëta kafenesh në lagje, e disa të dëgjuara nga televizori, dhe qëjetojnë në kushtemodesteekonomikedheqënukinteresohenshumë për politikën kanë të rrënjosur thellë në trurin e tyre një mendim kryekëput të gabuar, duke thënë se ata nuk kanë punë me luftën kundër korrupsionit. Se ata shohin hallet e tyre dhe se ajo që u intereson është vetëmpërmirësimi i kushteve të tyre të jetesës. Sa gabim bëjnë! Ata nuk e kuptojnë se gjendja e tyre ekonomike, diku e rrënuar e diku në mbijetesë mbetet e tillë dhe shkaktohet nga shkalla e lartë e korrupsionit në vend. Mekanizmi ekonomik korruptiv vepron në mënyrë direkte, duke i bërë të varfërit më të varfër dhe të pasurit më të pasur.Si ta kuptojmë këtë?Është shumë e thjeshtë: paraja e fituar lehtë, në mënyrë antiligjore, e grumbulluar me shpejtësi në xhepat e një pjese të vogël të shoqërisë, rrit kërkesën për mallra nëtreg,duke ndikuar qëçmimet e tyre të shkojnë në stratosferë qoftë sepse bizneset korruptive ndikojnë qëtë mbeten monopol në treg, qoftë sepse raporti midis kërkesës dhe ofertës në treg vendoset mbi bazën e parasë korruptive që qarkullon. Qytetari i ndershëm, ai që e fiton bukën e përditshme me djersën e ballit,njeriu me vlera morale, duhet të jetojë në kushtet kur çmimi i banesave për metër katror,çmimi i këpucëve, i shtëpive në plazh, i pllakave etj…, vendoset jo vetëm nga monopoli korruptiv në treg,por edhe nga fakti se ka në qarkullim në treg paratë e fituara lehtë dhe me shifra marramendëse. Me pak fjalë çmime të papërballueshme.Sikur edhe pagesat mujore të ishin më të larta një i ri jo më i sapodalë nga bankat e shkollës, por edhe në moshë më madhore nuk e ka në mënyrë absolute “luksin” tëblejënjështëpi pa kredi zhvatëse ndër vite. Mandej ka boll që vuajnë për një palë pushime të mirëfillta verore,apo të tjerë si i ndjeri ushtari Feti Vogli që vetëm para disa muajsh dha shpirt nëAfganistanin e largët,sepse donte të nxirrte paratë e ceremonisë martesore.

Kur flitet për korrupsion veç të tjerash lejohet edhe të thuhet se nuk duhet të shqetësohemi, sepse korrupsion në fund të fundit ka në të gjithë botën. Nuk do shumë mend për ta kuptuar se kjo tezë është një përpjekje për të forcuar mburojën e veprimtarisë korruptive në vendin tonë. Dhe nuk do të kishte dhe aq shumë dyshime që kjo shprehje të jetëpërhapur nga dikush apo disa që i shikojmë çdo ditë të javës në televizor apo gazeta.

Është e vërtetë që korrupsion ka në të gjithë botën. Sipas Adam Smith, një prej filozofëve më të  njohur dhe më në zë të ekonomisë liberale klasike, shpjegon diçka interesante në veprën e tij “The Wealth of Nations” (Pasuria e kombeve). Analiza e tij bazohej në idenë se Anglia kolonizatore mbështetej në tregti të sforcuar me vendet koloniale e në rradhë të parë me Amerikën. Prej këtyre popujve apo kolonive Anglia në pozicionin e saj prej sundimtareje përfitonte shumë në produkte,minerale etj. Pikërisht këtu fillon kriza, thërriste Adam Smith. Duke qenë se importet ishin të tepruara sillte një prodhim të brendshëm të dobët, pra një eksport shumë herë më të vogël krahasimisht me importin. Nga ky model përfitojnë vetëm qeveritarët, doganierët dhe më pas tregtarët grosistë, nënvizonte Smith. Kjo treshe, vazhdonte autori, ruan monopolin në treg, dhe nga krahu tjetër pengon çdo degë të prodhimit, modernizim të industrisë dhe teknologjisë.

Kushdo që e lexon këtë paraqitje të shkurtër e kupton se ne nuk jemi shumë larg modelit ekonomik të disa shekujve më parë (kjo për të ardhur keq), që kritikonte Adam Smith. Ekonomia shqiptare prodhon sot në masë thuajse minimale në  krahasim me qarkullimin e mallrave që vijnë nga importi dhe kalojnë nëpërmjet doganës, sigurisht “me duar të pastra”.