Share

Kushtet në të cilat jetojnë romët në Shqipëri nga Arsiana Durmishaj

Romët në Shqipëri (të njohur edhe si ciganë, arixhinj, gabelë – të përdorura edhe në kontekst negativ) nuk konsiderohen një pakicë kombëtare por pakicë gjuhësore, me argumentin se nuk ka një shtet referimi. Në lidhje me numrin e popullsisë rome në Shqipëri nuk ka statistika të plota e të sakta. Sipas Censusit të vitit 2011 numri i përgjithshëm i tyre shkon në 8.301 persona ose 0.30% e popullsisë. Ky komunitet ka një rritje të madhe të popullsisë. Vajzat martohen në moshë të re dhe bëhen nëna më shpejt sesa ato në grupet e tjera etnike. Si pasojë e ritmeve të larta të lindjes, ky komunitet është më i ri në moshë se popullsia në shumicë.

Vendi që zgjodha të vizitoja është një fshat i vogël në të dalë të Fierit, i cili quhet Mbrostar Ura. Në këtë fshat komuniteti rom kishte një lagje të tyren, ku jetonin të gjithë bashkë. Sa hyje në këtë lagje gjeja e parë që të binin në sy ishin banesat në të cilën jetonin, pothuajse të rrënuara, dritaret te mbuluar me mushama që mos të lejonin shiun të futej brenda, muret pothuajse te shkaterruar nga lageshtira per me teper disa shtepi nuk kishin as dyer. Njërzit mbanin nëpër duar vetëm kanaçe dhe bidona, te veshur me çime llastiku dhe me rroba te vjetëruar nga përdrimi i tepërt.

Personin e parë që takoj në këtë lagje është një djalë i vogël 10 vjeç, të cilin e quanin Gimi, i cili u ofrua vullnetar që të më çonte te të afërmit e tij në mënyrë që të flisja me ta. Gimi ishte një fëmijë i dashur, që gjatë rrugës më bënte pyetje nga më të ndryshmet në lidhje me shkrimin që do bëja. Kur arritëm te familjarët e tij, në fillim asnjë nuk më afrohej,  pasi i shpjegova arsyet e vizites sime u qetësuan pak. Megjithatë nuk pranuan të më fusnin në shtëpitë e tyre, pyetjet ua bëra jashtë në këmbë. Personin e parë që morra në pyetje ishte një nënë me inicialet B.D. e cila kishte dy fëmije dhe kujdesej edhe për vajzen e një të afërmi të saj pasi kishte ngelur jetime. Kur e pyeta se si arrinin ta përballonin jetesën me tha që jetesa e tyre ishte shumë e vështirë, aktiviteti me te cilin merrej burri i saj ishte mbledhja e kanaçeve dhe nga ky aktivitet fitonte vetem 300 lekë të vjetra në ditë, shumë kjo qesharake për një familje e përberë prej 5 vetash dhe në këtë mënyrë detyroheshin të kufizoheshin te ushqimi. Madje edhe kur bashkëshorti i saj merrej në punë nga raca e bardhë ose nga dora e bardhë siç i quante ajo për punë të rënda, i jepnin më pak seç meritonte kjo për shkak të diskriminimit. Afer saj ndodhej një goce e re e cila mbante në krah një fëmijë të vogël, kur e pyeta se sa vjeçe ishte me tha që ishte 18- vjeçe dhe ishte martuar që 14 vjeçe. U çudita, duke parë shprehjen e fytyrës sime shtoi që arsyeja që martoheshin kaq të vogëla ishte se shpresonin për një të ardhme më të mire. Ajo vinte nga një lagje romësh ne Berat dhe atje jetonte në një varfëri të theksuar, ndërsa këtu kushtet ishin më të mira se atje sipas asaj.

Pyetjen e rradhës ua bëra fëmijve të cilët ishin mbledhur rreth meje. Një vogëlushe e vogël 8 vjeçe e cila quhej Ana më tërhoqi vëmëndjen si fillim, kur e pyeta a e frekuentonte shkollën përgjigja e saj ishte që kishte vajtur nja ca herë po tani nuk shkonte më, kur e pyeta pse se librat i kishte falas pasi shteti ua jepte falas komunitet rom, mu përgjigj që ndihej keq në orën e pushimit kur të gjithë hanin dhe ajo rrinte pa ngrenë pasi nuk kishte lekë te blinte ushqim. Më tregoi se një herë mësuesja e kishte parë duke qarë dhe i kishte dhënë lekë për të blerë ushqim. Pyetjes së rradhës në ndiheshin të diskriminuar në shkollë nga shokët,  Dilja 10 vjeçe filloi të fliste direkt, e cila më tregoi që asnjë nuk i trajtonte ndyshe të gjithë e ftonin të lozte me të dhe asnjë nuk e ndiqte se ksihte ngjyrën e lëkurës ndryshe. Një detaj që vura re në shtëpitë e tyre ishte që tualeti ndodhej jashtë shtëpis dhe ua thashë këtë detaj mamave të tyre duke marrë me mend se sa e vështirë ishte për ato për të mbajtur higjenën e fëmijve të tyre dhe të tyren. Ato më treguan se ishte ishte tepër e vështirë pasi nuk kishin dush nëpër shtëpitë e tyre dhe për tu larë ngrohnin ujin me dru dhe laheshin një herë në javë. Bashkëshortët e tyre mblidhnin ku të gjenin dru nëpër fshatrat e Fierit në mënyrë që të ngrohnin ujin dhe të ngroheshin në dimër. Por kishte raste që dhe ishin të detyruar dhe ta blinin kur nuk gjenin dot pasi druri për ta ishte shumë i rëndësishëm. Ndërkohë Genti i vogël 7 vjeçar hidhet e më thotë që ai lahej një herë në ditë jashtë në çezëm pasi nuk duronte dot erën e plehrave që mbante kur mblidhte kanaçe dhe nuk donte që shokët në shkollë ta tallnin.

Kur u bëra gati të ikja dhe t’i falenderoja që mu përgjigjën të gjitha pyetjet që kisha të gjithë fëmijët erdhen e më përqafuan fort. Duke e bërë të pamundur të lëvizja, u çudita se sa pak mirësi mjaftoi që të falnin gjithë atë dashuri për dorën e bardhë siç na quanin ata. U largova nga kjo lagje me përshtypjet më të mira për njërzit që banonin këtu, nuk e prisja tërë këtë dashuri dhe respect të cilën treguan ndaj meje.
Arsiana Durmishaj
Map 2015