Share

Montazhi- Interviste me Arianit Gjonbalaj

Montazhi, si koncept, për publikun shqiptar mbart një farë energji enegative. Mendimet kanw logjikën e tyre të shoqërimit dhe nuk është krejt rastësore. Kur në ligjërimin publik montazhi shoqërohet me X akuza ndaj GAZ-etarëve dhe Y vendim gjykate ndaj politikanëve me hobi spiunazhin, ankesat kundrejt perceptimit popullor bëhen të tepërta.

Por kur shqiptohet Film Editing, mendja kuturiset në përfytyrime të lloj-llojshme, këndellëse, të hatashme, artistike.

 

Personazhi ynë, Arianit Gjonbalaj vepron në lëmin e kësaj te fundit. Gjonbalaj e gjen veten nw kapërcyellin e dy fazave tw dhimbshme për kinematografinë shqiptare. Nga njëra anë, trashëgimia e filmave të ndjerë, por të kufizuar, dhe e tashmja, nga ku dallohet vetëm një industri e komercializuar që vetë rregullohet paradoksalisht nga mungesa e burimeve financiare, edhe pse ndërkohë arti gjallon nëntokë. Por, qënia njerëzore priret natryrshwm drejt përshtatjes. Vetëm kështu mund të shpjegohet larmia e punëve të Gjonbalajt: nga video-reklamat për Bolv-oil deri tek kontributi i tij në International Human Rights Film Festival Albania. Megjithëkëtë, arti i tij mëvetësohet nga rrethanat shtrënguese. Përshëmbull, në reklamën e Bolv-Oil, më shumë se mesazhi propagandistik ta kaplon vëmendjen shumëfishimi i aktorit, produkt i kulluar i punës se montazhierit që shfaqet por si pishtar. Kur Arianit Gjonbalaj rrëfehet mbi kinematografinë, mund të ndjesh pasionin dhe brengën të endet përreth në heshtje.

 

Së fundmi, pikërisht në Beograd, disa ‘’guerilas kulturore’’ kanë zaptuar ish-kinematë publike tanimë të privatizuara dhe inekzistente, duke shfaqur filma pa pagesë dhe shpallur kësisoj, një revolucion kulturor. Po në të tilla koniuktura vetëm guerilasit kulturorë mund të ndryshojnë dicka! Ripërtëritja estetike nëpërmjet zgjimit është një pikënisje.‘’ Bukuria do të shpetojë botën‘’, tha dikur nje idiot!

Punuan Grupi 1: Klaus Vokopola, Sara Leka, Olivja Avrami, Joani Leka
MAP 2015

Leave a Comment