Share

Movies That Matter Marathon 2014

Movies That Matter Marathon

Në kuadër të dites ndërkombëtare të të drejtave të njeriut me datë 10 dhjetor ,Ambasada Hollandeze në bashkëpunim me disa organizata partnere realizoi “Movies That Matter Marathon”. Kjo maratonë vjen me një paketë prej 6 filmash /dokumentarë me personazhe dhe histori reale nga vende të ndryshme të botes, të cilat shfaqen për publikun nga data 25 Nëntor deri në datën 10 Dhjetor 2014.

Një iniciativë që ka si qëllim të ngjallë debate në opinionin publik mbi cështje të rëndesishme, të cilat vazhdojnë të jenë shqetësuese edhe në ditët e sotme, si të drejtat themelore të njeriut, liria e shprehjes apo drejtësia.

Të drejtat e njeriut janë parimet bazë, pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë si qenie njerëzore me dinjitet. Të drejtat njerëzore përbëjnë bazën e lirisë, të drejtësisë dhe të paqes e respektimi i tyre bën të mundur progresin e plotë të individit dhe të shoqërisë. Të drejtat e njeriut nuk blihen, nuk fitohen, e as nuk trashëgohen, ato u përkasin njerëzve, thjesht sepse ato janë qenie njerëzore.
Kjo është pikërisht ajo që këta filma, përmes historive të tyre ,kërkojnë ti mëshojnë. Kanë nevojë të dëgjohen e të ndërgjegjësojnë mbarë opinionin për atë me të cilën u duhet të përballen cdo ditë të jetës së tyre.
”Sound of torture”, ”A river changes course”, ”Dangerous acts starring the unstable Elements of Belarus”, ”Viva Cuba Libre : Rap is War”, “ Eufrosina’s revolution”, ”Children 404” : 6 filma , protagonistë të ndryshëm por e njëjta “luftë” . Njerëz që besojnë dhe nuk kanë frikë të luftojnë për të drejtat e tyre e nga ana tjetër ,njerëz që kapen fort pas shpresës se ndoshta një ditë, gjërat thjesht do të ndryshojnë