Share

NGO Connetion Day/ Be the Spark of Change

Të nderuar,

Zyra lokale e Microsoft për Shqipëri dhe Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia në bashkëpunim me Lëvizjen Mjaft!, organizojnë ditën e kushtuar sektorit të OJQ-ve “Bëhu nismëtar i ndryshimeve”. Takimi do të mbahet më 18 Qershor në Hotel Tirana, salla Abret me fillim në orën 10:00

Microsoft NGO Connection Day ju kushtohet organizatave të shoqërisë civile dhe do t’u mundësojë atyre që t’i përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e TIK-ut nëpërmjet programeve interaktive, por edhe të mësojnë më shumë për shfrytëzimin e mundësive që I ofron Microsoft nëpërmjet programit Youth Spark dhe aplikacioneve për sajber-grante (grante për softuer të licencuar falas). Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë rreth përdorimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale për arritjen e prezencës më të mire në internet dhe që të ju shërbejnë më mirë qytetarëve.

Për të marr pjesë në këtë takim, ju lutemi dërgoni një e-mail me emrin, mbiemrin dhe organizatën tuaj në: dorela.milo@gmail.com

Në vazhdimgjendetagjenda e ngjarjes:

10.00-10.15 Hapja e ngjarjes [Mr. AgimBekaj, Country Manager, Microsoft Albania, Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit Metamorfozis, Aldo Merkoci, Drejtor I Politikave Levizja MJAFT!]

10.15-10.45 Fjalim hyrës: Si mund të kenë dobi organizatat joqeveritare nga teknologjitë e reja [Merxhan Emini, programmer/web developer në Fondacionin Metamorfozis]

10.45-11.15 Krijojmë ndikime të vërteta për të nesërme më të mirë: Microsoft Youth Spark. Prezantimi I Programit të Microsoft-it për dhurim të softuerit [VloraAdemi, menaxhere programore për arsim në Microsoft për Maqedoni dhe Kosovë]

11.15-11.30 Pauzë për kafe

11.45-12.15 Office 365 – Microsofts best-in-class cloud-based productivity and collaboration tools for nonprofits and NGOs [ArbenMurtaj, Account Technology strategist, Microsoft Albania]

12.15-12.30 Information, eligibility and instructions on Office 365 for nonprofits and NGOs [Ms. Elona Xhaferri, Academic Program Manager Microsoft Albania]

12.30-13.15 Komente përmbyllëse

13.15-13.45 Koktej-drekë

Për organizatat jashtë Tiranës kostot e rrugës do të kompensohen për një përfaqësues.

Ju qëndrojmë në dispozicion për pyetje dhe informata shtesë.

Me respekt,
LëvizjaMjaft!

Kontakt name:Dorela Milo

Kontakttel:+355 695797301

E-mail:dorela.milo@gmail.com