Share

NGUJOHEN “PER TE JETUAR” ,NESE MUND TE QUHET E TILLE – ENI KONDI

NGUJOHEN “PER TE JETUAR” ,NESE MUND TE QUHET E TILLE!

Teksa dridhte nje cigare me duart e nje çunaku ,por me shkathesine e nje profesionisti ,20 vjecari me inicialet D.N pranoi te fliste me ne mbi jeten tij , e cila ngjason dhe me jeten e shume te tjereve ne vendin tone.

-Fillimisht nuk menduam per asgje se çdo mund te ndodhte me pas ,por thjesht per hallin qe na ra.Babai nuk eshte njohur ndonjehere si gjaknxehte por, si autoritar.Ne shtepine tone si ne pjesen me te madhe te familjeve veriore ,babai “ka bere ligjin” dhe nena ka zbatuar me perpikmeri cdo fjale te tijen pa kundershtuar asnjehere, madje dhe kur ne femijet rebeloheshim ajo githmone na qetesonte duke shtuar fjale te tilla si: babai ka gjithmone te drejte dhe nuk bejme mire t`ia kthejme fjalen.Te mendosh qe e gjithe kjo nisi si pasoje e nje zenke vulgare ,per nje peme, deget e te ciles shtriheshin ne token e komshiut dhe sot njeri dergjet ne dhe ,duke lene 4 femije jetim kurse tjetri ,babai im eshte ne burg dhe ne familja e tij jemi te ngujuar femra e meshkuj, eshte vertet e tmerrshme.

Gazetarja:-Po pse u shprehet femra e meshkuj?

D.N:- Sepse flitet per nje Kanun me rregulla te ndryshme nga ato te cilat pretendohet se zbatohen.Ne Kanun femra nuk preket pasi quhet nje gjak e gjysem dhe mbi te gjitha eshte turp,ndersa sot keta qe mendojne se e zbatojne me perpikmeri se kane fare per turp e quajne dhe “nje gjak”

Gazetarja: – Po ne ndonje institucion qe ndihmon familjet e ngujuara nuk jeni interesuar?

D.N:- Me thene te drejten jo pasi nuk kemi degjuar nje te tille dhe mbi te gjitha nuk kemi besim qe te drejtohemi aty pa menduar qe sekreti yne do mbetet i pazbuluar.

Gazetarja: -Po me cfare jetoni ? Babain e vizitoni ne burg?

D.N:-Jetojme me lemoshen e te afermve tane ,nena gruaja e cila zbatonte me perpikmeri fjalen e babit ,tashme ka marre freret e familjes ne dore , punon ne token e nja bashkefshatari ketu prane dhe pret lemoshen e njerzve tane duke na i servirur si nje lluks .Persa I perket babait ,- ketu fillojne ti dridhen duart duke harruar ate profesionalizmin e te dredhurit te cigares,-nuk mundemi ta takojme pasi kemi frike ,eshte vendi me i pershatashem per te na gjetur e vrare.

Gazetarja:-Po jeni munduar te pajtoni gjakrat meqenese babi po e vuan fajin e tij? Cfare ka thene familja e viktimes?

D.N:-Jemi munduar me kryeplakun e fshatit ,i cili mbahet si njeriu qe i degjohet fjala me shume ,por “ata” nuk kane pranuar thane se gjaku lahet me gjak ndryshe viktima sdo gjente qetesi dhe ne varr.

Gazetarja:-Si e parashikon te ardhmen tende ,te vellait e motres?Cilat jane endrrat e tua?

D.N:-Endrra ime eshte si e çdo 20-vjecari.Te dal te pi nje kafe me shoket,te kem mundesine te vazhdoj studimet ,te dashuroj e te me dashurojne ,te kem nje familje “normale” si ajo qe kishim me pare,te fle pa friken se mund te zgjohem e mund te mos shoh me nenen ,vellain e motren..

Gazetarja:-Keni mesuar ne shkolle?Ne cfare moment I nderpret studimet tuaja?A kishit menduar te vazhdonit studimet e larta edhe pse ne fshatin tuaj kjo nuk ishte paresore e sidomos per djemte?

D.N:-Studimet I nderpreva ne vit te 3-te edhe nje muaj me ndante nga endrra e cdo gjimnazisti,mbremja e matures.Meqenese ne shkolle kam qene nxenes I mire me nje mesatare te konsiderueshme ,nena me kishte dhene fjalen qe do fliste me babane e do me ndihmonte te vazhdoja studimet e larta ne Shkoder se Tirana u dukej shume larg per mua.Dhe sot ja ku jam me endrra te thyera duke lexuar romane per te vrare kohen , e cila ushqen jeten time dhe njekohsisht e helmon ate.

 

Ekipi yne duke dashur te dinte me shume kerkoi mbi fondacionet qe merreshin me keto familje ne nevoje dhe e vetmja qe gjetem eshte “Komiteti Mbarekombetare i Pajtimit te Gjakrave ”.Kryetari Gjin Marku ndodhej jashte vendit dhe morem nismen te pyesnim perfaqesuesen ligjore te ketij Komiteti ZNJ.Luljeta Qato.Deklarate e e saj ishte kjo:

Komiteti yne ,ka per detyre dhe mundohet te gjej zgjidhjen me te mire per keto familje, e cila eshte “Falja e Gjakut” .Kur kjo nuk arrihet sic ndodh ne te shumten e rasteve komiteti yne zotohet t`i` ndihmoje keto familje nga ana financiare me ato mundesi qe krijohen.Ne raste akoma me ekstreme ,mundohemi t`I largojme jashte vendit por, duhet te theksojme qe mundesite tona te veprimit jane shume te vogla pasi nuk kemi dhurues.Sipas Legjislacionit Shqiptar perderisa I pandehuri merr denimin e merituar s`duhet te kete vetgjygjesi te tilla. Sipas te dhenave qe datohen ne Komitetin e Pajtimit Kombetar, ka më shumë se 1.400 familje shqiptare që jetojnë në izolim ,700 fëmijë që nuk ndjekin ciklin ulet te arsimit e jo me te pretendohet per ciklin e mesem apo studimet e larta.

 

Gazetarja:-Cili do ishte mesazhi yt per familjet e ngujuara si ju dhe per familjet te cilat mendojne se “gjaku lahet me gjak”?

D.N:-Do t`u thoja ,-dhe per disa sekonda pllakon heshtja,- do tu thoja “MJAFT” ,lereni ligjin te veproje ,jetoni pa urrejtje se ajo ju ju vdes shpirtin dita dites ,sekond pas sekonde e mbi te gjitha na lini dhe ne te jetojme jeten pa vuajtur fajet e askujt mbi kurriz..