Share

Një street artist në MAP!

Street art është një prej formave më bashkëkohore te artit. Artistë të ndryshëm, të lodhur nga kufizimi që iu jep galeria artit të tyre, zgjedhin të përformojnë në rrugë. Mbase rruga është për ta një skenë ku komunikimi më publikun është i drejtpërdrejtë dhe më i lirshëm.

Edhe pse ky lloj arti nuk është fort i përhapur në Shqipëri, studentët e MAP(Multimedia Activism Platform) arritën të kontaktonin një artist të artit të rrugës. Ai quhet Lorenc Kërçiku, 21 vjec, student në akademinë e arteve në Tiranë dhe me një pasion të madh për artin vizual. DSC_0401
Përmes intervistave në mini-dokumentarin e shfaqur, ai rrëfen për rrugëtimin e tij drejt akademisë e deri në njohjen me artin e rrugës. “Kam gjetur veten në këtë fushë”,-shprehet Lorenci . Capture
Edhe pse jeta e tij duket e përkufizuar nga arti vizual, ai shprehet se nuk ka studiuar në lice, por në një gjimnaz të përgjithshëm. Ishte pikërisht mësuesja e tij e letërsisë e cila një ditë gjatë mësimit sheh disa skicime të tij në librin e letërsisë. E impresionuar ajo e pyet se pse nuk ishte regjistruar në lice. Duke qenë asokohe në vit të dytë gjimnaz dukej se koha s’premtonte shumë. Por dëshira dhe vullneti kur bashkohen së bashku sfidojnë edhe kohën vetë. Sot Lorenci ndjek studimet e larta për pikturë në Akademinë e Arteve. Në shkollë ai përdor penelin për të realizuar pikturat, jashtë saj ai përdor spray, gazeta ,karton dhe kapakë për të realizuar artin në rrugë.
Lorenci kujton daljen e tij të parë si street artist në qytetin e Durrësit. Edhe pse hera e tij e parë, ai arriti të shiste veprën e tij. Vepra e parë do të pasohej nga shumë të tjera. Më i vecantë se vetë lloji i artit që bën është subjekti i skicimeve të tij me spray, ku mbizotërojnë pamje kozmike dhe disi surrealiste. Tashmë bëhen tre vite që ai merret me këtë lloj arti dhe ëndërron që ta zbukurojë qytetin e Tiranës me projekte të këtij lloji, pasi ato e thyejnë rutinën urbanistike.

 

Grupi 5: Bora Skreli, Elton Kerciku, Odion Bozha, Nexhib Kapri, Ergi Shkelzeni, Kristina Millona

Leave a Comment