Share

Njihni studentët e MAP 2015 Kategoria Shkrim

Andi, një i ri nga Tirana

Më pëlqen ta identifikoj veten me këto dy tipare, i ri nga Tirana. Ndoshta ngaqë emiri im është ndërkombëtar, Andi, i cili gjendet goxha i frekuentueshëm në vendet perëndimore, pavarsisht se mbiemrin Bregu e kam qartësisht Shqiptar, shprehja e identitetit tim moshor si i ri dhe nga Tirana më bën të ndjehem më i plotë.

Nuk është se e përmend më kot identitetin tim moshor si i ri, i mëshoj këtij fakti për shkak të pasioneve të shumta, dëshirave, ambicjes dhe vullnetit që e karakterizojnë këtë grup moshor, e si i tillë shpesh herë e quaj veten multidimensional për shkak të gjërave të shumta që dëshiroj të bëj, pa arritur ta kufizoj dot veten në vetëm një drejtim të caktuar, kam dëshirë ti bëj të gjitha ose më saktë të përpiqem për gjithçka.

Jam shumë i lumtur për veten në të paktën dy gjëra kryesore, që kam pasur eksperienca të jashtëzakonshme shoqërore dhe që ja kam dalë të formoj një identitet timin personal dhe në profesion. Kam qënë dhe jam një person aktiv në shoqëri, kam bashkëpunuar me shumë organizata dhe institucione, kam njohur njerëz, të cilët më kanë dhënë aq shumë frymëzim sikurse më kanë inspiruar të ndërtoj shumë gjëra në, dhe për veten time. Kam marrë një kualifikim të cilin e vlerësoj jashtë mase, që nga gjimnazi Sami Frashëri si burimi kryesor i formimit të adoleshentëve të Tiranës me frymën e suksesit e të energjive të pashtershme, më tej në Fakultetin e Shkencave Sociale ku energjitë dhe frymëzimi shndërrohen në filozofi dhe udhërrëfyes të modelit unik që dëshirojmë të jemi e që besoj se jam, e për të vazhduar me eksperiencat e shumta brenda dhe jashtë vendit, eksperienca këto që besoj se më kanë hapur horizonte të shumta e të reja në botëkuptimin tim.

Nuk mund ta ndaj dot veten nga pasionet që më tërheqin, udhëtimi është njëri prej tyre. Ndoshta kam pasur fat që këtë pasion të arrij ta përmbush disi nëpër shtetet e mrekullueshme të Europës në shumë prej udhëtimeve që kam arritur të bëj. Gjithashtu duket paksa paradoksale kur flasim për tema të cilat i ndajmë në menyrë steriotipike si punë për gra e punë për burra, por përkundrazi nuk mendoj se kuzhina është e tillë, për mua kuzhina është një hapësirë lirie ndaj as këtë nuk e heq dot nga pasionet e mia që dua ti bëj pavarsisht steriotipit shoqëror, as Artin dhe Letërsinë nuk i lë dot pa i përmendur në këtë pjesë të vetes time, kanë qenë të shumta eksperimentet e mia me to. Kam bërë ekspozitë fotografike, kam bërë skuptura e grafite të çmendura në formë por që më lejonin të çliroj ndjenjën time për to, kam bërë kubizëm elektonik të formave abstrakte të figurës dhe ngjyrave, kam tentuar dhe Artin kontemporan që një sy jo miqësor ndaj Artit mund ti quajë edhe zhgaravina por për mua mbeten elementë identifikues të vetes time, e mbi të gjitha kam shkruar, besoj se ky është aspekti më i bukur në Artin tim, është forma më e lirë për të shprehur dhe gjetur veten, është ndoshta gjëja që e bëj më me qef, të lexoj e pse jo të lexohem.

Më pëlqen diversiteti, më pëlqen të jem i ndryshëm, më pëlqen të ekspernimentoj, më pëlqejnë ngjyrat, më pëlqen natyra, më pëlqen Arti, më pëlqejnë kafshët, më pëlqejnë njerzit, më pëlqen gjithçka përreth meje, ky jam unë.

Arsiana Durmishaj

Edhe unë si çdokush

Paraqitem përpara jush

Jam Arsiana nga Tirana

Shkurt më thërrasin Ana

Gjuhët e huaja janë pasioni im

Prandaj i studioj me përkushtim

Gjatë gjithë kohës ënderroj

Njohuri dhe dije të marr e të dhuroj

Më pëlqen shumë madje, edhe të udhëtoj

Sa më shumë vende të vizitoj

Besoj se gjërat më të rëndsishme i kuptuat

Faleminderit shumë që mua më dëgjuat

Bora Skreli

Përshëndetje,

Unë quhem Bora Skreli dhe jam 20 vjeç. Bëj 21 më 2 qershor.Për mendimin tim askush nuk e ka të thjeshtë të flasë për veten, e sidomos për një vete të papërcaktuar, si në rastin tim, njësoj të papërcaktuar. Përcaktimi i vetes është një proces mjaft i vështirë në fakt. Megjithatë, për të mos ju futur analizave mediokre, do filloj me dy tre gjëra identifikuese për veten.Studioj  ekonomiks, filozofinë e ekonomisë. Kur kam qenë e vogël kam dashur te kandidoj tek Star Akademi. Për këngë normalisht. Edhe tani këndoj, por cigarja bën të vetën.Më pëlqen të lexoj. Shkrimtari im i preferuar mendoja, deri në një farë periudhe ishte Gabriel Garcia Marquez. Tani nuk e di kush është.

Vargjet e mia të preferuara janë:

ç’ke që më ngërdheshesh,

dorën pse ma tund,

ty as nëpër mëndje nuk të shkoj gjëkund.

shkova andej pari, jo se s’rrija dot,

doja veç dritaren të shikoja kot.

Më pëlqen aq shumë saqë e mbaj mend që nga gjimnazi,kur e lexova për herë të parë.

I paparë Esenini apo jo? I paparë medoemos.

Për tani kaq mund të them për veten.

Ah, edhe një gjë tjetër. Po, e kam lexuar 50 hijet e Greit. Dhe po, më pëlqeu!

Gëzuar mik!

Gëzuar!

Dardana Shahini

FRIDA  KAHLO HETEROCHROMIA IRIDUM NIRVANA BOLOGNA

Jeta eshte e mbushur me udhetime. Disa jane shume te shkurtra e disa te tjera nuk mbarojne kurre. Ca njerez arrijne ne destinacionet e tyre, disa te tjere as qe i afrohen.

Udhetimi im filloi kur njoha Friden. Te githe e njohin Friden, per pikturat e saj surrealiste, per shtepine blu ku lindi, per martesen e stuhishme qe pati me Diego Riveren, (ate piktorin meksikan harrakat) dhe sigurisht per Vetullat e saj, aq te çuditshme dhe te zeza.  Nuk isha me shume se 14 vjeç  kur rruges ndersa shkoja per ne kursin e Piktures, po mendoja se pse ndihesha pak nervoze per faktin qe prinderit e mi i perkisnin vendeve te ndryshme.  Dmth e kisha shume te veshtire te gjeja veten mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Gjeografikisht shume afer dhe prap teper larg ne mendime. Gjate leksionit te shkurter mbi pikturen surrealiste u njoha me Friden. Edhe ajo gjithashtu vinte nga nje baba gjerman dhe nje mama meksikane, e ky fakt  per te , ndikonte ne te qenurit pak vetmitare si natyre kur vinte muza e piktures. E pashe si dicka positive per t’u dhene me shume pas piktures. Keshtuqe reshta s’u ndjeri ne siklet, per faktin qe flisja pak serbisht  dhe shoket nuk eshte se ishin fansa ate kesaj gjuhe. Sigurisht kete do e kuptoja me vone, me mire.  Gjithsesi cdo gje eshte kalimtare…

Dy – tre vite me vone,tashme nxenese e Petroninit fameçuditshem , po merrja klasa Biologjie dhe tema trajtonte Mutacionet Gjenetike. Po vija re qe ngjyra e syve te mi nuk ishte e njejte.  Njerin sy e kisha ngjyre te kafte, e tjetrin nje perzierje te gjelber me dicka tjeter. Sipas anatomise, ky lloj ç’rregullimi hynte tek mutacionet melanine ne irisin e syrit.  Ndryshe e quajtur HeteroChromia Iridum ( Greqisht : Hetero- ndryshe Chromia-ngjyre),  ndodh ne 25 % te njerezve. Ne adoleshencen e heret keto lloj cilesish pak te veçanta nuk kapen mire nga grupet shoqerore, dhe here-here behen objekt bisedash,talljesh ose pyetjesh shume te merzitshme. Sigurisht tani si adulte e shikoj si dicka unike me avantazhet dhe disavantazhet e veta. Sy te tille jane me sensitive dhe drita e larte i demton, gjithsesi ato shikojne me mire ne erresire dhe nenuje.

Aty rreth shtatembedhjete – tetembedhjete vjeç,  atehere kur konturohen shijet muzikore , te preferuarit e mi ishin NIRVANA-t dhe rryma grunge. Jo per faktin qe ne ate kohe ishte ne mode te degjoje rock,  por sepse tekstet e kengeve te tyre ishin vertet te bukura dhe te ndryshonin menyren e mendimit. Po ashtu ne 2008 – 2009, ishte paksa e veshtire te punoje me nje internet te shpejte dhe informimi mbi bandat e preferuara behej akoma me interesant kur te mungonin burimet.

Pastaj per Bologna-n mund te them shume. Kam jetuar disa vite te jetes sime atje, ku  studiova, punova e u dashurova me kete qytet dhe me njerezit atje. Pas gjimnazit rreth 2011, u shperngula ne Bologna bashke me motren dhe mund te them qe I gjithe udhetimi 3 vjecar ka qene nje aventure. Nje aventure prej se ciles meson te jesh i eger dhe ne te njejten kohe qytetar i botes.