Share

Orioni, njeriu i maleve dhe aktivizmit

Secili nga ne do e ëndërronte të kishte një histori të veten, ku të quhej me plot kuptimin e fjalës qytetar i botës. Ne vendosëm që të sjellim në këtë punim një përsonazh, i cili të përcillte eksperienca të cilat brezi ynë ka nevojë ti dëgjojë, për të besuar që realisht ka persona që arrijnë shumë me forcën e deshirës dhe vullnetit, por gjithashtu të na sjellë një dritë frymëzimi për vetërealizim.
Personazhi në fjalë quhet Orion Abazi.
Orioni është një djalë tepër i thjeshtë në pamje të parë, por që mbart me vete histori pafund interesante. Ajo që e bën edhe më të vecantë është mënyra se si e nisi rrugëtimin e tij dhe me sa thjeshtësi na tregon cdo gjë.
Me të kryer shkollën tetë-vjecare në Shqipëri ai u zhvendos në Amerikë, ku kreu me sukses shkollën e mesme dhe iu hapën dyert drejt universiteteve amerikane, por me një vazhdimësi prej dy vitesh në Universitetin “ La Sapienza” në Romë , ku u diplomua në degën e Diplomacisë .
Vitet e studimeve për Orionin nuk u mbyllën me kaq. Ai vazhdoi për katër vite studimet universitare në Francë, në degën e Morfologjisë.
Por, Orioni nuk ishte vetëm një student i shklëqyer. Me mbylljen e universitetit ai u zhvendos në Senegal, ku punoi si vullnetar për gjashtë muaj dhe më pas nëntë muaj të tjerë në ishujt e Karaibeve. Të thëna me fjalë këto eksperienca duken të pakta, por historitë që na tregon Orioni janë fantastike. Nëpërmjet tyre ai na tregon se sa të vlefshme janë eksperiencat e vullnetarizmit në vende krejtësisht të humbura, si dhe thyen klishenë për të cilën kemi dëgjuar shumë, atë të të qenit e vështirë të përshtaturit me kultura dhe vende aq të ndryshme nga vendi ynë. Ndër aftësitë që ai ka fituar në eksperiencat e tij rreth botës janë gjuhët e huaja, të cilat ai i konsideron ndër gjërat që ai do më shumë. Aktualisht, ai zotëron shtatë gjuhë të huaja dhe është në vazhdimësi të të mësuarit edhe të gjuhëve të tjera.
Por Orioni nuk është ndaluar vetëm në vullnetarizmin dhe punën me të rinj jashtë vendit. Ai ka realizuar projekte reale për të mbledhur të rinjtë, duke i edukuar që të përmirësohen duke u praktikuar në fushat e interesit të tyre.
Orioni na sjell edhe një pasion tepër të madh tijin, që është aplinizmi.
Ai na tregon për arritjet e tij më të mëdha në këtë sport, ku maja më e lartë që ka ngjitur është në Alaskë, 6800m, për të kaluar ne Europë ku ka ngjitur Pirenejt, dhe në Shqiperi Malin e Bardhë, përsos shumë të tjerëve.
Sporti është diçka që ai e dashuron, por zhgënjehet kur shikon që interesi që të rinjtë e sotëm shfaqin ndaj sportit është i pakët. Gjithashtu ndër pikat më interesante që ne na tërhoqi, ishin mendimet e tij se si mund të ndryshohej mentaliteti yne dhe i politikës të vendit tonë, për të edukuar brezin e ri drejtë sportit dhe natyrës.
Orioni është një shembull konkret se si gjithësecili nga ne mund të arrij të bëjë atë cfarë realisht do, mjafton shumë dëshirë dhe vullnet dhe secili mund të ngjis majat më të larta të ambicieve të tyre.
Orioni në fund na nxit dhe e quan brezin e ri “ heronjtë e kohëve moderve”, duke përcjellë shprese, që të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë për vendin tonë, por gjithashtu duke u rritur shpirtërisht dhe profesionalisht.

Grupi 4: Andi Breagu, Nina Asllanaj, Arta Leli, Suhida Dermeni, Fitore Dida

Leave a Comment