Share

Papunësia, INSTAT: “Të rinjtë zënë përqindjen më të madhe” – Albana Dedvukaj

Papunësia, INSTAT: Të rinjtë zënë përqindjen më të madhe!

Në vitin 2007, të punësuarit dhe të papunët përbënin së bashku 65.2 përqind të popullsisë në moshë pune nga 15-64 vjeç. Në fund të vitit 2009, kjo shifër ka rënë me më shumë se 3%, ç’ ka do të thotë se shumë individë janë joaktivë në tregun e punës.
Shqetësimin e të rinjve të papunë e ka theksuar shpesh herë edhe Organizata Botërore e Punës (ILO) në raportet e publikuara prej saj. ILO vëren se punësimi i të rinjve në Shqipëri mbetet ende një sfidë, pasi ata që përpiqen të mbeten në tregun e punës, përballen me numrin e shtuar të të rinjve të punësuar në ekonominë informale.Sfida për punësim të të rinjve në Shqipëri, sipas ILO-s, kërkon përveç adresimit të njëhershëm të kërkesë-ofertës së punës, përfshirje të vazhdueshme të agjensive qeveritare, institucionet e tregut të punës, organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Ky portal u bë i disponueshëm për të gjithë ata që kërkojnë punë që më 1 maj të këtij viti, duke u kthyer kështu si një rrugë e re komunikimi midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Sipas kryebashkiakut të Tiranes  z. Basha i cili prezantoi lançimin e këtij  portali, numri i vendeve të punës të disponueshme është 805 dhe këtu mbulohen plot 15 kategori profesionesh të ndryshme. Ai u shpreh se :  15 profesione kërkohen anembanë qytetit, dizenjues, dizenjues grafikë, drejtues, menaxherë, ekonomistë, elektriçistë, fotografë, specialistë të IT, kuzhinierë, marketing, marrëdhënie me publikun, përkthyes, rrobaqepës, sekretar-recepsionist, shoferë dhe operatorë telefonikë. Kryebashkiaku Basha bëri të ditur se do të përzgjidhet edhe banka e nivelit të dytë, e cila do të kreditojë idetë e biznesit të të rinjve nën 35 vjeç, me garancinë 1 milion euro, të vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës. Por a e ul portali papunësinë tek të rinjtë?

Besart Kadia : Portali i punësimit , lehtëson informacionin ,por nuk ul papunësinë

I pyetur për risinë e re të ndërrmarrë nga Bashkia e Tiranës për uljen e papunësisë në rradhët e të rinjve , Besart Kadia -Pedagog i ekonomisë në UET dhe gazetar ekonomik në Ora News; Ora ekonomi) – përgjigjet :Â

‘Portali është një mekanizëm për personat e papunë, për të marr një informacion shtesë të mundësive të punësimit. Në hapat e saj të parë është e vështirë që portali të ketë informacion të plotë për të gjitha mundësitë e punësimit në Tiranë. Kjo vjen për dy arsye:

1. informacioni është shumë i madh dhe besimi në portal akoma nuk është i plotë

2. jo të gjithë punëdhënësit kanë interes të njoftojnë publikisht vendet e tyre të punës.

Në  këtë këndvështrim të rinjtë marrin një sinjal nga tregu se ku mund të ketë vende pune të lira, dhe ku ata mundet të aplikojnë.

Portali “lufton” diskriminimin

Në lidhje me këtë çështje z. Kadia shprehet se portali i punësimit mund ta zbehë diskriminimin, por jo ta largojë plotësisht,  ‘Portali mund të ndihmojë në zbutje të diskriminimit nëpërmjet mungesës së kontaktit njerëzor, por vetëm institucional ( shkresor). Por sërish, përzgjedhja kalon në proçesin e intervistimit. Në këtë këndvështrim pavarësisht aksesit të parë, në rast se punëdhënësi ka politika të qarta se nuk pranon të punësojë qytetarë, le të themi nga prejardhje rome, atëherë portali nuk ndihmon shumë në ketë këndvështrim’ – shtoi ai.

 

 

 

 

4 Comments on this Post

  1. What’s up, the whole thing is going fine here and
    ofcourse every one is sharing data, that’s in fact fine, keep up writing.

    Reply
  2. What’s up, the whole thing is going fine here and
    ofcourse every one is sharing data, that’s in fact fine, keep up writing.

    Reply
  1. By group health insurance on October 28, 2013 at 20:37

    group health insurance…

    Actually it’s known as Search engine optimisation that when i search for this post I found this web site at the top of all web sites in search engine….

  2. By group health insurance on October 28, 2013 at 20:37

    group health insurance…

    Actually it’s known as Search engine optimisation that when i search for this post I found this web site at the top of all web sites in search engine….

Leave a Comment