-
Transporti Publik në Vlorë - July 3, 2018
-
Fabrika e Ndotjes - June 18, 2018
-
Zvërneci turistik - June 18, 2018
-
Të presësh turistë mes llaçit e pluhurit. Vlora, kantier ndërtimi në sezon - June 14, 2018
-
Ambulantët në shkolla, nxënësit në Elbasan rrezikojnë çdo ditë shëndetin - June 14, 2018
-
Tregjet e braktisur në Shkodër, aty ku qumështi dhe ushqimet e tjera shiten në rrugë - June 14, 2018
-
Projektet për të rinjtë, Bashkia e Korcës me pikatore, pikëpyetje për zbatimin - June 14, 2018
-
Inceneratorët i hapin rrugën importit të mbetjeve - June 14, 2018
-
GJURMË HISTORIE TË LËNA NË HARRESË - June 14, 2018
-
Mensat Social nё Shkodёr - June 14, 2018
Prioritetet e Bashkisë së Tiranës!
Prioritetet e Bashkisë së Tiranës!
Lëvizja Mjaft zhvilloi dje një takim mes oganizatave rinore, studentëve dhe grupeve te tjera te interesit, për të diskutuar rreth problematikave të Tiranës. Ky takim i konceptuar sipas formatit të diskutimit “World Caffe”, e organizuar në gjashtë sesione paralele ku të rinjtë diskutuan dhe adresuan problematikat dhe zgjidhjet potenciale të qytetit të tyre, në kategoritë e mëposhtme:
1. Mjedisi
2. Zhvillimi ekonomik lokal
3. Turizmi, Kultura dhe Sporti
4. Arsimi
5. Kujdesi social
6. Infrakstruktura
Në fund të takimit u prezantuan pikat pikat e nxjerra gjatë takimit, nga drejtuesit e paneleve, pika që do ti përcillet kandidatëve për bashkinë e Tiranës, si pjesë e iniciativës POP 2015.
”Përballja e Ofertave Politike” është një iniciativë që ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes dhe angazhimit të qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale 2015. Duke i vendosur në përballje direkte me qytetarët, kandidatët dhe përfaqësuesit e forcave politike do të kenë mundësinë për të prezantuar programet e tyre, të mbrojnë avantazhet e këtyre programeve dhe për të dialoguar me pjesëmarrësit – të rinj, gra, qytetarë, shoqëria civile, dhe aktorë të tjerë, të cilët pasi janë njohur më pare me platformat politike do të ketë mundësinë për të bashkëvepruar direkt me kandidatët, t’i drejtojnë atyre pyetje të veçanta, ose të kërkojnë sqarime për çështje të caktuara.