Share

Promovimi i Kultures Sportive

17309204_1246348182081467_6544106390788201982_n 17352108_1246348272081458_1029424840577875733_nJeta sportive në keto 3 muajt e fundit në Tiranë ka pasur aktivitete. Këtyre aktiviteteve u është shtuar dhe kampionati i futbollit ndërmjet shkollave 9-vjeçare i organizuar nga DO-LO-RI në bashkëpunim me Tirana Sport, në kuadër të projektit Play For Inclusion, projekt rajonal i drejtuar nga Kom018 në Serbi, me mbeshtetjen e Eramsus Plus Programme i Bashkimit Europian. Në këtë aktivitet kishte afërsisht 5000 pjesmarrës si tifoz dhe lojtar, duke zgjuar dëshirën e nxënsve për tu mar më aktivitet sportive.

E veçanta e këtij kamiponati ishte dhe pjesmarrja e Insitutit të Nxënsve që nuk Shikojnë të cilët dhanë një performnc shumë të mirë në ndeshjet e zhvilluara duke u përfshir dhe emocionalisht për të performuar mirë.

Lista e përfitimeve të lëvizjes gjatë adoleshencës është e gjatë: një studim australian, i bërë në një kampion prej 2300 vetash të moshës 13 vjeç ka treguar se të praktikosh sportin përmirëson aspektin psikologjik dhe cilësinë e jetës së të rinjve; një studim i publikuar në “Journal of Adolescent Health” ka treguar se mjaftojnë tri javë ushtrime fizike të rregullta (30 minuta vrap në mëngjes tri herë në javë) për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe performancën shkollore të 18-vjeçarëve. Ndërsa një tjetër studim amerikan ka treguar se aktiviteti i rregullt sportiv redukton agresivitetin tek adoleshentët. “Ushtrimet e rregullta përmirësojnë aktivitetin neuromuskulor dhe kapacitetin aerobik, ndjenjën e mirëqenies dhe kapacitetin për të përballuar stresin. Për më tepër nuk duhen nënvlerësuar edhe pasojat sociale: të rinjtë që nuk merren me sport, kur përfshihen në një aktivitet fizik në grup, e ndiejnë veten në vështirësi, me rrezikun për ta ndjerë veten të mënjanuar. Kjo çon në krijimin e një rrethi vicioz (sedentarizëm dhe rritje në peshë), nga cila është e vështirë të dalësh.

Pjesëmarrja e rregullt në aktivitetet fizike e sportive sot është thelbësore për shëndetin, mirëqenien dhe rritjen e shëndetshme. Fëmijët e të rinjtë kanë të drejtën të jenë fizikisht aktivë dhe të luajnë sport, ndërkohë që sot po ndodh e kundërta, është rritur shumë shpejt stili “ulur” i jetës dhe është pakësuar puna fizike. Ky projekt ka kontribuar drejtpërdrejt në promovimin e aktiviteteve fizike dhe të jetuarit shëndetëshm tek nxënsit e shkollave pjesmarrse, ne shpresojm dhe urojm që projkete të tilla të shtohen tek të rinjt e këtyre shkollave sepse ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tyre fizik dhe psikologjik.17353282_1246348108748141_9163395131924032916_n

Leave a Comment