Share

Pse studentёt nuk e ngrenё zёrin? – Briselda Karaj

Studentёt kanё frikё tё denoncojnё problemet qё kanё me pedagogёt dhe ёshtё e vёshtirё qё tё pranojnё tё intervistohen apo flasin pёr problemet qё kanё nё shkollё. Ata qё folёn, pranuan haptazi se kanё frikё tё denoncojnё parregullsitё e padrejtёsitё, pasi mund tё ngelin. ”Sepse shumica e studentёve kanё frikё se mos ngelin nё provim edhe nёse ata kanё tё drejtё, mjaftohen vetёm me njё notё kaluese, edhe pse e dinё qё ёshtё bёrё njё padrejtёsi nё korrigjim”,tha Albi, njё student me të cilin biseduam pёr këtё problem. Ndërkohë edhe pedagogët e pohojnë që studentët kanë frikë të flasin me ta, pavarёsisht se sipas tyre kjo nuk duhet të qëndrojë. Pedagogët na thanë se edhe në rast se ata tentojnë të jenë të komunikueshëm, mjaft studentё nuk shkojnë për të diskutuar problemet duke besuar se kjo mund të ndikojë në provim.

Shumica e studentёve thonë se ndihen tё detyruar tё blejnё librat e pedagogёve, kjo sepse nё tё kundёrt ata rrezikojnё mos tё rregjistrohen fare nё provim ose tё digjen duke marrё mungesa edhe nёse janё tё pranishёm nё klasё. Marrëdhёnia pedagog-student ekziston vetёm nё mёnyrё fiktive, pasi shumica e studentëve detyrohen të paraqiten në auditore, sepse duhet dhe jo sepse duan.Gjatё intervistёs me Albin, ndёrhyri njё shok i tij duke thenё se:”Nuk mund tё ekzistojё njё marrëdhënie midis një studenti dhe pedagogu nёse pёr ta mёsimdhёnia ёshtё njё punё e dytё dhe e rёndёsishme ёshtё qё ata vetёm tё paraqiten.”

Pavarёsisht se flitet gjithandej pёr transparencёn e pedagogёve nё provime dhe nё korrigjime, ajo që ndodh në të vërtetë është shumë larg kësaj. Nё shumё provime studentёt kanё qenё tё detyruar tё paguajnё një shumё tё majme parash personalisht tek pedagogёt ose nёpёrmjet ndonjё tё afёrmi tё tyre. E gjitha kjo vetёm pёr njё notё kaluese ose edhe pёr plotёsimin e krediteve pёr tё mos djegur vitin shkollor. Studentёt janё tё shqetёsuar dhe janё munduar tё flasin “nёn zё”, sepse pavarёsisht se orёt e laboratorit janё nё orar dhe duhet tё zhvillohen nё mёnyrё qё tё pёrgatisin studentёt pёr njё tё ardhme me njohuri mё praktike, këto orё zhvillohen nё njё kafe ose nё oborrin e shkollёs.

”Proçedurat e dokumentave nё shkollё, rregjistrimeve tё studentёve nё sezon ose dhe njё problem qё mund tё kesh nё sistemin e profilit tё studentit ngelen njё “enigmё” pёr t’u zgjidhur, pasi sekretaret nuk marrin mundimin as tё tё dёgjojnё”- theksoi Albi pas njё situate qё kishte kaluar dy ditё mё parё duke debatuar me sekretaret. Vetё studentёt pranojnё se njё pjesё e konsiderueshme e fajit qёndron te vetё ata, nuk ka mё organizim midis tyre pёr tё ngritur njё problem qё i shqetёson si klasё ,shpirti i liderit pёr tё çuar deri nё fund njё problem nuk merret pёrsipёr nga askush, sepse gjithsecili shikon interesin e vet edhe nёse preket drejtpёrdrejt nga kёto padrejtёsi.

Ditёt e sotme jemi mё nga afёr me kёto situata, pasi mё parё organizimi i studentёve ka qenё mё efektiv. ”Nё pёrgjithёsi kemi qenё njё klasё mjaft e organizuar dhe çdo problem do tё konsultohej me gjithsecilin, zёri ynё do tё çonte problemin deri nё dekanat, por pavarësisht kёsaj edhe shumё probleme tё tjera, ngeleshin vetёm njё diskutim brenda pёrbrenda klasёs”- pohoi Greta, njё ish studente që ka ndjekur studimet gjatё viteve 2005-2010 . Megjithёse pedagogёt nuk i trajtonin dhe nuk i trajtojnё akoma studentёt si kolegёt e tyre, pёrsёri zёri i tyre nuk ngrihet qё kjo situatё tё ndryshojё rrjedhё. ”Kur isha nё vit tё parё pata njё konflikt me njё pedagog pёr shkak tё njё detyre shtёpie, e cila me kushtoi provimin, por mё solli dhe shumё lodhje pasi pёrveçse mё trajtonte sikur nuk isha ne çdo orё leksioni qё pedagogu zhvillonte, ai as nuk mori mundimin tё korrigjonte tezёn time, edhe pse isha e sigurt qё me tё vёrtetё kisha punuar” – pёrgjigjet Greta.

Nga ana tjetër pedagogët mendojnë se problemi nuk qëndron vetëm tek ata. Ata thonë se mjaft studentë, nuk ndjekin mësimin, nuk angazhohen në provime dhe kur ngelin fajësojnë pedagogun duke shmangur përgjegjësitë nga vetja. Po ashtu pedagogët flasin për student, që edhe pse nuk kanë mësuar, mendojnë se duhet të marrin një notë kaluese dhe përdorin për këtë të gjitha mënyrat e mundshme.