Share

RËNDËSIA E EKOLOGJISË NË ZONAT BREGDETARE – Erand Bajrami

RËNDËSIA E EKOLOGJISË NË ZONAT BREGDETARE.

Gjatë verës në ekranet e televizioneve shihen pushues në bregun e detit,sidomospushues të rinj në bregun e Adriatikut,duke u ankuar në vazhdimësi për ujërat e zeza, të cilat shpesh kanë dalë në sipërfaqe dhe kanë ndotur mjedisin ku jetohet dhe pushohet. Por ky nuk është thjesht një lajm elektronik që e marrim nga mediat dhe që mund të dyshojmë mbi diçka. Gjithmonë e më shumë dëgjojmë miq, të rinj, kolegë pune apo fqinj e të afërm që marrin rrugën për të kaluar pushimet jashtë shtetit, në vende ku nuk ka as më shumë diell, as mëshumë jod,as më shumë kaltërsi se në vendin tonë. Kur i pyet menjëherë të thonë arsyen përse largohen: deti Adriatik, plazhi i Durrësit e më tej me kilometra më poshtë deri tek Mali i Robit janë tejet të ndotur. Aq më shumë serioze bëhet kjo gjendje, kur një pjesë e madhe e këtyre njerëzve kanë edhe banesat në zonat për të cilat po flasim.Edhe Saranda, shpreheshin disa urbanistë tëhuaj gjatë një takimi me studentë në një nga universitetet private në Tiranë, ndodhet përpara të njëjtit rrezik. Sociologjikisht duhet pranuar se banorët e Tiranës, sidomos rinia do të thoja unë, e kanë braktisur prej vitesh plazhin e Durrësit. Ato plazhe, që qysh prej viteve 50’ frekuentoheshin aq masivisht nga kjo grupmoshë. Nuk ka nevojë të pyesësh një shok apo shoqe bashkëmoshatare përse nuk pushojnë në këtë zonë bregdetare afër Tiranës. Problemi i vetëm është ndotja dhe papastërtitë që mbizotërojnë gjithandej.

Ndotje ka kudo. Edhe në plazhe ka pasur ndotje prej kohësh. Sigurisht nuk është mirë që bregdeti ynë është i papastër. Dikur kishte ndotje të mjedisit, ndotje ekologjike, por jo një degradim të tillë të thellë. Katastrofa ekologjike ka ardhur pak e nga pak gjatë këtyre viteve të fundit. Pikërisht atëherë kur dëgjonim që udhëheqësit tanë të thoshin se e ardhmja e turizmit tonë do të ishte e lidhur me transformimin e plazheve tona dhe shndërrimin e tyre në zona turistike si ato të Las Vegasit.

Katastrofa ka ardhur gradualisht, me këngë e me muzike ashtu siç vijnë të gjitha katastrofat ekologjike, shoqërore, ekonomike e politike. Katastrofat vijnë pas periudhave të qejfit, e gjejnënjeriun të papërgatitur,në festë e sipër,duke kënduar këngë popullore, shtrirë buzë detit,frekuentuar lokale duke pirë pije freskuese a raki mes një zhurme marramendëse. Katastrofat zakonisht shoqërojnë ose pasojnë periudhat e rritjeve sasiore. Ekonomistët, siç është dhe një shprehje e Tomas Souell (Thomas Sowell), thonë se ato vijnë atëherë kur makina e zhvillimit nxehet tejmase dhe plas motorri nga sforcimi.

Zhvillimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Ai kërkon durim, maturi, respektim të ligjeve strikte të marrëdhënieve të njeriut me natyrën që e rrethon. Ekologjia në rradhë të parë është degë e filozofisë dhe e sociologjisë. Nuk është thjesht energji e policisë ndërtimore për të shkallmuar karabina pallatesh të ngritura pa leje.

Mosmenaxhimi si duhet i fekaleve, të cilat, pastaj, pas disa vitesh do të fillojnë të hakmerren. Hakmerren jo vetëm mbi turistet, jo vetëm mbi njerëzit e thjeshtë që janë të detyruar të përballen me to, por edhe mbi vetë ata që i shkaktojnë .Qytetet perëndimore u bënë të pastra vetëm atëherë kur,- shprehet sociologu i madh pozitivist August Komte,- tëpasurit  e kuptuan se murtaja apo lebra, sëmundje që vinin nga papastërtitë urbane, nuk njihnin më kufij lagjesh apo stresash shoqërore, por i përfshinin, infektonin, vdisnin të gjithë, të pasur e të varfër, proletarë e borgjeze, mjeranë apo të kamur, të gjithë.

Na premtuan Las Vegasin dhe na dhanë bashkimin e ujërave të bardha me ujërat e zeza.