Share

Situata e arsimimit tek fëmijët romë – Eneas Mullaji

Situata e arsimimit tek fëmijët romë

 Popullsia Rome është e pranishme në Shqipëri që para shumë dekadash dhe jeton pothuajse kudo në territorin tonë. Romët kanë qenë më të prekurit nga tranzicioni pas komunist për shkak të nivelit të ulët të arsimimit dhe për shkak të diskriminimit që u është bërë. Skamja e tyre është e dukshme në numrin e lartë të të papunëve, të kushteve të mjerueshme të jetesës, mungesës së arsimimitdhe ndihmës sociale. Popullsia rome në Shqipëri llogaritet të jetë nga 80,000 në 150,000, sipas statistikave të “INSTAT” (Instituti i Statistikave) dhe ajo përballet me një shkallë të lartë diskriminimi dhe përjashtimi social, me përqindje shumë të larta analfabetizmi që ka tendencë të përkeqësohet. Fëmijët romë kanë një frekuentim shumë më të ulët të shkollës krahasuar me fëmijët joromë.

Në intervista të marra me disa prindër tëkëtij komuniteti, në qëndrimet e tyre ndaj shkollimit të fëmijëve, pohuan se duan që fëmijët e tyre të arsimohen. Duke parë se si fëmijët joromëavancojnë në shoqëri përmes shkollimit dhe diplomimit, ata e kuptojnë se po të kesh profesion jeton më mirë sesa pa profesion. Konkluzioni është se ndihma e vetme që mund t’i jepet janë shkollat profesionale për mundësinë e punësimit, por edhe këtu qëndron problemi i mbulimit të shpenzimeve akademike të fëmijëve.Kjo e fundit ka sjellë atëqë tashmëështë e njohur: fëmijët romë e fillojnë punën që në moshë shumë të vogël, kryesisht duke mbledhur materiale të riciklueshme ose duke larë xhama makinash.Kjo për arsyen se fëmijët romë nëShqipëri vijnë nga familje me një varfëri ekstreme. Kyështë një disavantazh i thellë social i lidhur me fëmijët joromë: ata nuk mund të ndjekin kopshtin, nuk kanë pajisje mësimore dhe krahas këtyre problemeveështë dhe fakti se kur futen në klasën e parë ata nuk dinë as gjuhën shqipe.

 

Sipas INSTAT-it në Republikën e Shqipërisë jetojnë rreth 5000 fëmijëromëtë grupmoshës,3-16 vjec ku rezulton që 62%e tyre, nuk ndjekin asnjë lloj niveli arsimor, ndërsa vajzat pas përfundimit të shkollës fillore nuk u jepet mundësia për të vazhduar studimet, në fillimet e adoleshencës. Pasi kanë ndërprerë shkollimin ato zakonisht martohen. Nënjë intervistë të bërëmenjë prind rom, i cili shiste rroba pranë tregut tek Spitali 5: “S`më intereson shkolla fare mua, është e rrezikshme nuk i lë gocat vetëm të ikin, unë vetë nuk i coj dhe t’i marr pasi jam gjithë ditën këtu, prandaj nuk i coj më mirë fare në shkollë, edhe unë pa shkollë jam, s`më ka gjetur gjë. Vetëm çunat shkojnë në shkollë, çunat le të ikin të bëjnë qejf nuk i gjen gjë ata. Po dhe cunat s`dinë me mësu, prandaj them që s’ka ç`na duhet shkolla neve, jemi mirë dhe kështu”.

Në një intervistë të marrë nga mësuesja e parë rome në shkollën “Zemra e Nënës”ajo shprehu shqetësimin e saj duke thënë seështë pamundësia ekonomike që nuk i lejon prindërit të sjellin fëmijët në shkollë, ku ka pasur dhe raste që pas fillimit të shkollës e kanë braktisur për arsyen e vetme se kostojaqë ka arsimi është e lartë, dhe familjet nuk arrijnë dot ta përballojnë; familjarët përmendin shpesh se mungesa e librave dhe pamundësia për t’i blerë, si dhe për t’i pajisur me materialet dhe veshjet e duhura si fëmijët joromëështëdicka dekurajuese për pjesën më të madhe të nxënësve. Romët ndjejnë se shkollimi i fëmijëve të tyre nuk do të shoqërohet me ato përfitime që kanë nga arsimimi fëmijët joromë. Ata ndjejnë se do të merren përsëri me të njëjtat punë sic merren tani që nuk janë të shkolluar. Kjo është arsyeja pse ata nuk besojnë fort në rolin e shkollës dhe të arsimit në përgjithësi.Më tej mësuesja shtoi se: “Unë si pjesë e komunitetit rom jam munduar t’i jap këshilla duke marrë shembull veten time dhe çfarë kam arritur përmes shkollimit, gjë e cila ka arritur të ndikojë sado pak tek familjet e tyre”.

Intervista më pas vazhdoi me një fëmijë të moshës 15 vjeci cili u shpreh se: “Mbase është i rëndësishëm arsimimi, po për cfarë duhet, se mos do fillojmë punë? Ja prapë këtu do përfundojmë në rrugë duke shitur rroba ose duke gërmuar nëpër plehra. Kështu shprehet djaloshi, duke vijuar me kërkesën që qeveria duhet t’i ndimojë të paktën brezat që po vijnë me heqjen e shpenzimeve shkollore dhe dhënien e një mundësie të arsimit si gjithë fëmijët e tjerë.