Share

Soela Zani, e lindur për të qenë artiste.

U mirepritëm në studion e saj  dhe pse ajo u lajmërua në një kohë shumë të shkurtër  për ardhjen tonë. Pasi na tregoi ambjentet e studios, vend I dashur ku ajo kalonte pjesën më të madhe të ditës, zumë vend  në një pjesë të studios ku mbizotëronin pikturat dhe fotografitë, të gjitha të punuara nga dora e saj

E.Sh : Si ka qënë femijëria jote?

S.Z:  Unë kam lindur në Gjirokastër dhe kam jetuar atje deri 14 vjec. Në atë kohë ne nuk kishim argëtimet e sotme. Dita ime ndahej mes shkollës dhe të qëndisurave. Qëndismat ishin argëtimi ynë në atë kohë. Pjesë të rëndesishme zinte dhe piktura sigurisht. Telajot herë bliheshin dhe herë sajoheshin sepse kushtonin dhe për fat të keq nuk arrije dot ti gjeje në dyqane. Mungesat ishin të mëdha në ato kohë por mamaja ime gjithmonë  e gjente mundesinë  që  mua mos të më mungonin kurrë penelat dhe bojërat.    
E.Sh : Cilat ishin pasionet dhe dëshirat e tua si fëmijë?  

S.Z  : Duhet të përmend që une kam studiuar nga klasa e parë deri në të 6- tën për violinë. Me pëlqente shumë violina por nuk më pëlqente si më trajtonin në shkollë. Në atë kohë dhuna ishte cështje mode por unë nuk e duroja dot atë gjë. E lashë violinën në menyrë demostrative. Nderkohë isha prezantuar me pikturën dhe më terhiqte shumë.

E.Sh : Si erdhi kalimi nga violina në pikturë?

S.Z: Nderkohë që studioja violinë njoha një profesor I cili jepte mësime pikture në liceun e Gjirokastrës. Ai më tha që pasi të mbaroja klasën e 8- të duhet të zgjidhja midis violinës dhe pikturës. E pyeta : Hahet dru në pikture? (qesh). Me tha : Jo! . Athere zgjodha pikturën (qesh). Pikturoja dhe më parë, por ishin piktura të thjeshta. Kisha talent por nuk kisha investuar fare tek piktura para këtij momenti.

E.Sh : Sa e vazhduat pikturën?  soela1ss

S.Z : Që  nga klasa e gjashtë  deri në vit të dytë  të Liceut Artistik të Tiranës. Në vit të dytë ishte e nevojshme të profilizoheshe dhe unë u profilizova për  skenografi dhe kosumografi teatri.

E.Sh : Sa e rendësishme ka qenë kjo pjesë e formimit tuaj? 

S.Z : Në  fillim e zgjodha këtë specialitet sepse ma rekomanduan por edhe studimet e larta I vazhdova për të njëjtën sepse u dashurova me skenografinë. Gjatë Liceut dhe Akademisë shumë  të  vecantë kanë  qenë dy pedagoge të mitë  Anila Zaimi dhe Agim Zaimi. Për mua skanë  qenë  vetëm mesues.

E.Sh : Keni provuar të punoni në filma?

S.Z : Po. Filmi im I parë ka qenë në  vitin 2001. Ishte filmi : Katoi: me regji te Bujar Alimani. Më pas pasuan filmat : Busulla, Lindje perëndim lindje dhe Përpara perëndimit . Filmi ishte një ëndërr që mu realizua. Të ishe në sheshxhirim ishte një magji

E.Sh : Pse kaluat nga skenografia dhe puna në filma tek fotografia?

S.Z : Filmi ishte një mrekulli. Të punosh në film ka një  kënaqësi të vecantë  por fatkeqësisht periudha kur unë punoja për filmin ishte kohë shumë e veshtirë për të marr pagesat. Puna jone ishte kthyer në punë vullnetare. Në atë kohë nuk kisha një punë tjetër që të përballoja jetesën. Hera e parë që kam prekur një aparat ka qenë kur kam punuar si fotoreportere për ALNA. Seti I parë fotografik ka qenë për ditëlindjen e 70 të Dritero Agollit. Më pas kam punuar tek gazeta “Shekulli” deri në 2006. Tani kam zgjedhur të punoj për revista. Momentalisht punoj për revistën “ Shije” dhe “ Living”.

E.Sh: Si ndodhi që u bëre fotografe femijësh?

S.Z: Erdhi shumë rastësisht. Shoqe të miat u bënë me femijë dhe më kërkuan tiu bëj foto. Pastaj u përhap fjala dhe erdhën dhe njerëz të tjerë. Më pëlqen të punoj me femijë. Janë shumë  të  bukur vetë dhe fotot dalin shumë të bukura.

E.Sh : Nga ky kompleks punësh dhe pasionesh , cila ju perfaqëson më së shumti?

S.Z : Në fillimet  mia e gjeja veten tek filmi. E adhuroja. Me kalimin e moshës ndjeja se perfaqësohesha më shumë nga fotografia. Duhet të them që gjithmonë kam dashur të punoj në dicka që lidhet me artin. Kurrë nuk e kam parë veten në dicka tjetër.

E.Sh : Mendon ti rikthehesh pikturës?

S.Z : Të pikturosh ka shumë nevojë për qetësi. Për momentin nuk e gjej dot qetësinë që më duhet. Duhet të shkëputesh nga të gjitha që të pikturosh por mendoj se shumë vite më vonë mund ti rikthehem sërisht. Për momentin do të qëndroj tek fotografia.

Biseda jonë u mbyll me një shprehje që duhet të jete pjesë  e cdo njeriu :” Eshtë shumë bukur kur pasioni kthehet në  profesion por kur profesioni mbyt pasionin atëherë  është për të ardhur keq”

Grupi 6 : Kristi Aleksi, Elona Shehaj, Endrju Bashari, Enkelejda Caco

 

 

Leave a Comment