Share

Të jesh shqiptar e të mos ndihesh i tillë – Adelina Berisha

                           

Të  jesh shqiptarë dhe të mos njihesh  i tillë .

Shkruesja e këtij raportimi,  para dy vitesh në Durrës, konstatoi se disa shqiptarë të Kosovës e kishin më të lehtë të merrnin pasaporta dhe nënshtësi serbe sesa shqiptare. Frymëzuar nga këto ndodhi, shkruesja vendosi ti shkonte më tutje kësaj teme duke kërkuar një përgjigje për pyetjen se çfarë  jemi ne shqiptarët? A nuk ka rëndësi  përkatesia e njëjtë etnike e shqiptarëve të Kosovës me të Shqipërisë, lidhjet e shumta ekonomike, kulturore? A nuk e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parë për kërkesat për shtetësi shqiptare? Apo jemi  kundërshtar potencial ndaj vetvetes, që fare  lehtë vlerat tona i përçmojmë, i përbuzim i dhunojmë me duart tona. Ndërsa heshtja e shtetit shqiptarë detyron shqiptarët e Kosovës që në rrugë ilegale të kërkojnë nënshtetësi serbe, si një mundësi për lëvizje të lirë në Europë. Serbia me anë të Ministrisë së Brëndshme po ofron pasaporta në kohë rekord (një periudhën 6 deri në 12 muaj), pa pengesa ndërsa vet shteti shqiptarë nuk i jep shtetësinë shqiptarëve aq lehtë. Lista e dokumenteve sipas Ministrisë së Brëndshme Shqiptare duhet plotësuar për të gjithë të interesuarit, a thua se Presidenti shqiptar s’ka pasur mundësi t’ i shqyrtoj dhe t’ i pakësoj këto dokumente e kriteret për një popullat që zotëron të njëjtën gjuhë, të njëjtën traditë e mbi të gjitha historinë patrotike të kombit tonë.  Para pak ditësh ndodhi një reagim nga Drejtori i komunikimit në Institucionin e Presidencës duke thënë që qytetarët e kosovës nuk kanë përparësi në raport me qytetarët e vendeve të tjera pasi dhe vetë Shqipëria nuk është në gjëndje të veproj kundër ligjit. Shqipëria duhet ta kishte miratuar me kohë ligjin e të drejtës së nënshtesisë për shqipëtarët jashtë kufijve sic kanë vepruar  shumë shtete të  ndryshme  evropiane ku  ju njihet e drejta e shtetësisë të gjithë shtetasve të vet , rasti konkret i (bullgareve që kudo që ka bullgarë në  Maqedoni, Shqipëri,  Maldovi  në Kosovë) që goranët i konsideron si bullgar etj, sot  gëzojnë shtetësinë bullgare. Një gjë te tillë  ka bërë  edhe shteti hungarez që të gjithëve  shtetasve  “hungarez në Vojvodinë ”,  ju ka njohur të  drejtën  e  dy  shtetësive, ashtu  ka vepruar edhe Serbia me qytetarët e vetë. Nga kjo praktikë e zbatuar  nga shtetet  fqinje,  edhe Shqipëria duhet ta praktikoj një gjë të tillë për shtetasit e vetë ku do që i ka,  në Kosovë, Serbi, Maqedoni, në Greqi, Mal te zi apo në Diasporë .

Heqja e regjimit të vizave mes Shqiperisë dhe Bashkimit Europian ka sjellë rritje të fluksit të qytetarëve të Kosovës, të cilët kërkojnë të zgjerojnë mundësitë e tyre. Kjo mundësi po tejkalon dhe ndjenjën e patrotitzmit drejt pikpamjeve të reja. Numër jo i vogel studentesh kosovar pyesin dhe sa  kohë duhet të presin kosovarët…. Cfarë duhet të vërtetojmë per ata, kombësinë apo patriotizmin e përkushtrimin ndaj kombit shqipëtar. Mundësitë që ofron lëvizjen e lirë disi e tejkalon dhe ndjenja e patriotizmit. E në rast se  Shqipëeria miraton ligjin e të drejtës së nënshtetesisë për shqiptarët jashtë kufijve, qytetarët e Kosovës përjashtojnë Serbinë. Mosnjohja nga ana e saj e shtetit te pavarur të Kosovës e bënë të vështirë në mos të pamundur mundësinë që qytetarët e Kosovës të kërkojnë nënshtetësi serbe në këmbim të lirisë së  lëvizjes, pasi kjo do të  kishte pasoja politike lidhur me pretendimet serbe ndaj Kosovës.