Share

Të pastrehë nga Bukurie Ozuni

“Te pastrehet”
Pertej te varferve, romeve, personave me aftesi te kufizuar, zhurmes, ndotjes dhe smogut te kryeqytetit tone, sot ne 2015 ka nje tjeter problem shume te dukshem midis shume te tjerash: ky problem jane qente e rruges. Dhe pse jane ndermarre disa nisma per ta rregulluar kete gjendje, asgje konkrete nuk ka.
Kur degjojme termin “I pastrehe” natyrshem na vjen ndermend nje njeri I varfer, pa shtepi, pa familje, pa asgje…por une nuk iu referohem njerezve ne kete projekt, une iu referohem kafsheve te braktisura, pra specifikisht qenve te rruges.
Zgjodha te sjell kete projekt ne kete edicion te MAP per dy arsye, e para eshte se i dua shume kafshet, dhe me lendon fakti qe çdo dite shoh gjithnje e me teper rrugeve, e dyta eshte nje arsye objektive, duke qene se ne, njerezit, jemi ne krye te zinxhirit ushqimor, na takon qe te kujdesemi per çdo gjallese qe na vjen pas. E nese nuk mundemi te kujdesemi, duhet te mos i keqtrajtojme ato.

Bukurie Ozuni