Share

Të rinjtë nën “persekutimin e Bullizmit – Xhenson Cela

Të rinjtë nën “persekutimin e Bullizmit.

“ Ka tetë vjet që shkoj në shkollë dhe gjatë gjithë kësaj kohe asnjëherë nuk jam ndjerë i qetë ose i sigurt, pasi të “fortit” e shkollës shfaqeshin aty ku se prisja më binin në qafë me sharje dhe arrinin deri në keqtrajtim fizik.”[1]

“Ato 10 minuta që ndanin orët e mësimit ishin një torturë që nuk mbaronte, duhej të isha gjatë gjithë kohës vigjilent për t’iu shmangur ndonjë goditjeje të mundshme nga djemtë e shkollës që argëtoheshin duke dhunuar më të “dobëtin!”

“ Ai që bën si i fortë shpesh herë ndihet i pasigurt dhe i vetmuar”

Keni dëgjuar pohime të tilla nga fëmijët nxënës të shkollavë 9-vjeçare dhe të mesme, ose nga vetë fëmijët tuaj teksa ankohen të mërzitur se dita nuk u shkoi mirë në shkollë? Ka qenë ai i pranishëm në ndonjë situatë ku njëri shok ka vënë në lojë bashkëmoshatarin e tij në sytë e nxënësve të tjerë në korridorin e shkollës?

Situata të tilla hasen shpesh në shkolla dhe prekin kryesisht fëmijë të moshave 6-19 vjeç në mjediset e shkollave: Klasë, Oborrin e shkollës, korridor, në palëstër ose në lagjen ku banojnë.

Bullizimi i shqipëruar ndryshe si “ngacmimi” përbën një dukuri shoqërore mes të rinjsh i cili ka kohë që vepron në jetën e tyre.

Natyrshëm lind pyetja çfarë është bullizmi?

Bullizmi është nje dukuri shumë e përhapur kohët e fundit, e cila po merr një zhvillim shqetësues, ka një historik të gjatë zhvillimi dhe kurrë nuk i është dhenë rëndësia e duhur për ta trjatuar dhe vënë nën kontroll. Është justifikuar si veprime sporadike të moshës që ndodhin mes fëmijëeve, duke mos marrë parasysh pasojat e mundshme për të dyja palët.

Termi bully nënkupton ngacmimin e manifestuar në forma të ndryshme duke përdorur forcën fizike ose ndikim psikologjik për të frikësuar dikë të ” ndryshëm”. Në mënyrë tipike përdorimi i epërsisë fizike për të detyryuar viktimën e bullizmit që të bejë atë çka do “ngacmuesi”.

Bullizmi shprehet me anë të përdorimit të forcës dhe epërsisë fizike, ushtrimi i dhunës duke e keqtrajtuar vazhdimisht viktimën.

Ngacmimit dhe presionit seksual, në këtë rast objekte ngacmimi janë kryesisht vajza të cilat ngacmohen seksualisht me veprime konkrete, si prekja pa dëshir e trupit, bezdisja e vazhdueshme me fjalë ose duke përdorur rrugët e komunikimit elektronik.

Një ndër format më të përhapura është përdorimi i dhunës verbale dhe/ose emocionale ndaj viktimes, shprehje të tilla për ta vënë viktimën në lojë në sytë e të tjerëvë, duke përhapur thashetheme anembanë shkollës, përjashtimi nga grupi dhe izolimi në vetvete të viktimave.

Shqetësues është fakti i përdorimit të dhunës psikologjike ndërmjet adoleshentëve e manifestuar nga grupe të caktuara djemsh të “fortë” të cilët frikësojnë dhe shantazhojnë viktimat për ti marrë para apo sende me vlerë.

Karakteristikë e bullizmit është ushtrimi i vazhdueshëm i një prej formave të dhunës për një kohë të gjatë.

Viktimat e bullizmit.

Shkaqe të tilla si: Ngjyra e lëkurës, pamja e jashtme, probleme fizike, bindjet, përkatësia etnike, orientimi seksual, statusi shoqëror, bëhen objekte te pamerituara të një qëndrimi po aq të pamerituar. Individët të cilët mbajnë qëndrimin e ngacmuesit, nuk kanë lindur me këto tipare ata mund të janë bërë si rezultat i trajtimit që kanë marrë nga ndonjë figurë autoritare një ndër shkaqet.

American Psychological Association[2] shprehet se: Përafërsisht 40- 80 % e fëmijëve në shkollë kanë përjetuar shenjat e bullizmit.

Studime të ndryshme pohojnë se fëmijët me nivel më të ulët socio-ekonomik janë më të prekur krahasuar me fëmijët e tjerë[3].

70 % e gjimnazistëve e përjetojnë këtë dukuri.

7-12 % e “ngacmuesve” janë të zakonshëm dhe përfaqësojnë një rrezik serioz.

Të paktën 1 në 3 nxënës në Kanada raportojnë se janë viktima të bullizmit.

47 % e prindërve Kanadez raportojnë se fëmijët e tyre janë viktima të bullizmit në shkolla.

Sipas Childline[4] nga Prilli i 2008 në Mars të 2009 janë këshilluar në total 156,729 fëmijë. Nga të cilët 26, 134 kanë pohuar si shqetësimin e tyre kryesor, ndërsa 300 të tjerë kanë folur specifikisht për bullizmin seksual.

Bullizmi në kontekstin kontekstin tonë Shqiptar.

Bazuar në raportin analitik të “Alo116[5] Janar- Qershor 2013 kemi këto të dhëna: Si djemtë dhe vajzat mund të jenë shkaktarë të bullizmit. Pranë alo 116 raportohen problemet për të dyja gjinita. Abuzuesit kanë tendencën për të dominuar të tjerët dhe fokusimi në përgjithesi në vetën e tyre.

Shenjash që kanë viktimat e bullizmit.

Duke iu referuar rasteve të trajtuara nga Alo116 bullizmi mbetet një nga eksperiencat më të dhimbshme.

Studimet tregojnë se njerëzit të cilët janë keqtrajtuar nga shokët/shoqet e tyre përjetojnë probleme psikologjike dhe emocionale të tilla si vet-vlerësimi i ulët, stresi, depresioni, ankthi, frikë, pasojat të çojnë deri në vetëvrasje.

Kjo dukuri dhe pse ka vite që vepron, janë bërë shumë pak përpjekje për ta luftuar me mjetet e duhura. Nevoja për të bërë një gjë të tillë është e madhe për shkak të pasojave që përhap në shoqëri.

E para përpjekje për luftën kundër bullzimit në Shqipëri është bërë në tetor të viti të kaluar ku 20 mësues të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme jashtë Tiranës u trajnuan për këtë ceshtje.[6]