Share

Trajnim me studentet e Vlores mbi gazetarine, lajmet dhe produksionin mediatik

Qendra Rinore e Vlores në kuadër të projektit: “Të bëjmë të dëgjohet zëri i të rinjve në Vlorë” i financuar nga Swiss Cultural Programme in the Western Balkans dhe mbështetur nga Olof Palme International Center, ka organizuar ditën e shtune dt.20 Prill, në bashkëpunim me MAP, projekt ky i realizuar nga Organizata Mjaft, trajnimin e radhës mbi gazetarinë, lajmet dhe produksionin mediatik. Ky trajnim u mbajt nga Z. Endri Xhafo dhe Z. Ervin Qafmolla.