Share

Udhetim ne Evrope 2016 – APLIKONI TANI!

Lëvizja MJAFT! në bashkëpunim me Robert Bosch Foundation dhe Balkan Trust for Democracy hap konkursin për projektin “UDHËTIM NË EVROPË ” për studentët shqiptarë  në vitin e tyre të fundit akademik.

Synimi i këtij projekti është të mundësojë një udhëtim në Evropë për një grup prej studentëve më të mirë të  universiteteve shqiptare gjatë verës së vitit 2016. Studentët do të kenë mundësinë të udhëtojnë nëpër Evropë duke vizituar qytete evropiane dhe duke u njohur me kulturën dhe popujt e ndryshëm të Evropës, njëlloj siç veprojnë edhe kolegët e tyre që studiojnë në Universitete Evropiane.

Bashkangjitur do te gjeni formularin e aplikimit, si dhe udhezimet per aplikim. Studente mos hezitioni te aplikoni! Data e perfundimit te aplikimeve eshte 1 Korrik 2016.

Per cdo informacion te metejshem ju lutemi na shkruani tek info@mjaft.org, duke u prezantuar me emrin e plote.

formular_aplikimi 2016 dhe udhezime_per_aplikim 2016

Leave a Comment