Share

Vajza që dashuronte pianon por që e braktisi atë për violinçelin!

Blerina Durmishaj është violinçelistja 26 vjeçare me origjinë nga Fieri që e shikojmë çdo të dielë në ekranin e Top Channelit në orkestrën e Portokallisë. Po kush është ajo? Me çfarë pengesash i është dashur të përballet gjatë rrugëtimit të saj? Në këtë intervistë ajo na zbulon emocionet e saj, kush e ka nxitur që të vazhdojë në rrugën e artit, si dhe gjithashtu na jep detaje në lidhje me koncerte të ndryshme që ka perfomuar.

Si ka qënë prezantimi i parë me violinçelin?

 Herën e parë që kam parë një violinçel kam qënë 6 vjeçe. Në fillim mbeta pak e shtangur se nuk kisha parë më përpara dhe i thoja mamit nuk më pëlqen është shumë i madh dua violine ose piano. Por me pak insistim nga ana e mamasë sime që thjesht ta provja njëherë dhe pastaj po të mos më pelqente mund te zgjidhja violinën ose pianon. Kur e kam provuar, aq fort e kam shtrenguar harkun sa nuk nxorri asnjë tingull. Mbeta e habitur dhe i thashë mamit që ky nuk bënte. Që nga ajo thënie e pastaj vazhdoi një rrugë e gjatë dhe e lodhshme disa vjeçare ku dhe do vazhdoje e tillë.

A ju kujtohet mësuesi i parë, çfarë influence ka pasur ai tek ju?

Patjetër që më kujtohet mësuesja e parë se ka qënë lidhja dhe kontakti i pare me instumentin e violinçelit. Ajo ka qënë që më ka vënë duart në instrument për hërë të parë duke krijuar një lidhje edhe shpirtërore drejt violinçelit, ku ka vazhduar deri më tani.

A ju ka mbështetur familja juaj që në hapat e para që donit të ndiqnit këtë rrugë?

Familja ka qënë pika ime më e fortë për të ecur përpara. Nëse unë gjatë rrugëtimit mund të kisha momentet e dilemës, ajo ka qënë gjithmonë pranë për të më dhënë forcë gjatë gjithë kohës.

Kush është kompozitori juaj i preferuar?

Të them të vërtën nuk kam ndonjë kompozitor të preferuar, çdo gjë varet se në çfarë gjendje emocionale jam. Në përgjëthësi për instrumentin e violinçelit shumë kompozitorë kanë shkruar vepra të mrekullueshme prandaj dhe s’do dija kë të zgjidhja.

Kujt ia dedikon arritjet e tua?

Për këtë pa dyshim familjes sime dhe në veçanti nënës simë e cila ishte e para që më nxiti që të vazhdoja këtë rrugë.

Cilat janë synimet e tua për të ardhmen?

Ambicja për të qënë një ditë e njohur dhe jashtë vendit,. Shpresojmë të kemi dhe pak fat në këtë gjë.

Grupi 7: Bukurie Ozuni, Elisa Bano, Xhesilda Cakalli, Arsiana Durmishaj

 

 

Leave a Comment