Çfare bejme

Lëvizja Mjaft! e ka parë të nevojshme që të zhvillohet dhe të veprojë në përputhje me një sërë vlerash esenciale, në mënyrë që të arrijë vizionin e saj. Parimet bazë të Lëvizjes Mjaft! janë: demokracia, qytetaria aktive, mundësia për ndryshim, komunitete të forta, shanse të barabarta, solidaritet, vullnetarizëm dhe forcë të pakundërshtueshme debati. Nëse ekziston kërkesa dhe pjesëmarrja e vërtetë qytetare, atëherë mund të arrihen një demokraci të suksesshme, një qeverisje e drejtë dhe rritjen e mirëqënies shoqërore.

Lëvizja MJAFT! është angazhuar në vijimësi për nxitjen e aktivizmit qytetar duke operuar si një organizëm ‘watchdog’, entitet aktiv monitorues dhe grup presioni. MJAFT! beson se praktikat e kontrollit publik mbi funksionimin e institucioneve dhe presioni qytetar duhet të kthehen në traditë për të siguruar përgjegjshmëri ndaj qytetarëve shqiptarë, për të rivendosur besimin tek autoritetet vendimarrese dhe për të garantuar një drejtësi të pavarur dhe të barabartë.

Disa nga projektet tona