Geraldina Fejzaj - Internship në "UnëVotoj"

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/mjaft/public_html/includes/menu.inc).
31/05/2017

"Për herë të parë dëgjova për projektin "Unë votoj" kur Mjaft deklaroi se aplikimet ishin të hapura për një internship për sesionin e ri parlamentar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Edhe pse fillimisht isha pak skeptike mbi natyrën e projektit, tani pranoj plotësisht se pjesëmarrja në të ka qenë një prej eksperiencave më të veçanta me një rëndësi të nivelit të lartë. 

Ky internship më mësoi një tërësi leksionesh, ndryshe nga ato të marra në auditor, por me të njëjtën vlerë. Monitorimi i mbledhjeve të Komisioneve të Përhershme dhe i Seancave Plenare, si dhe përgatitja e raporteve më dha një përgjegjshmëri dhe vetëbesim të madh, më mësoi si të racionoj kohën edhe më mirë dhe gjithashtu, më njohu me mënyrën si problemet trajtohen në vendin tonë. Ndekja nga afër e diskutimit dhe miratimit të ligjeve të jep një ndihmë të pamasë në përgatitjen tënde profesionale. Në të njëjtën kohë mund të them se është atribut i këtij internshipi perfeksionimi i mënyrës së komunikimit, rritja e numrit të kontakteve dhe padyshim i miqësive të reja. 

Duke marrë në konsideratë të gjitha të mësipërmet inkurajoj çdokënd që është 'fans' i korrektësisë, çdokënd që pëlqen të sfidoj veten apo që do të ndihet më i vlerësuar, të aplikojë për sesionin e ardhshëm në kuadër të projektit "Unë votoj"." - studente pranë Universitetit Europian të Tiranës.