Projekte

MAP (Multimedia Activism Platform)

MAP (Multimedia Activism Platform) u mundësonë të rinjve kurse të specializuara në multimedia si dhe infrastrukturën e nevojshme për të shprehur opinionet dhe shqetësimet shoqërore. Kjo platformë inovative synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe i nxit ata të eksplorojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi institucionet.

www.mjaft/map

Udhëtimit në Europë

“Udhëtimit në Europë” ka mundësuar që disa nga studentët  më të mire nga 7 vende të ndryshme të Ballkanit të kenë mundësi të provojnë një eksperiencë, që në shpresojmë do ti tregojë këtij brezi të ri vlerat më të mira europiane, të shkëmbejnë eksperienca me të rinj të tjerë nga rajoni si dhe me të rinj nga vende të ndryshme të Europës.

www.euroudhetim.org

Vertetematesi

Qëllimi i ketij projekti është që të fuqizojë qytetarët në mbajtjen e zyrtarëve publikë të përgjegjshëm, dhe t’u bëjë këtyre të fundit presion për premtimet e bëra dhe për përmirësimin e përgjegjësive publike.

www.vertetematesi.info

Iniciativa studentore kunder korrupsionit ne universitetet publike

Iniciativa studentore kunder korrupsionit ne universitetet publike ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve dhe inkurajimin e tyre për të kundërshtuar dhe për të bërë të njohura rastet korruptive në arsimin publik shqiptar.

www.studentaktiv.org

DuaInfo.org

DuaInfo.org është një platformë elektronike dhe shërben si urë lidhëse mes autoriteteve qeverisëse dhe qytetarëve, duke përdorur postën elektronike si formë korrespondence, sipas ligjit në fuqi për të Drejtën e Informimit.

www.duainfo.org

ACTION SEE

ACTION SEE është një projekt, i mbështetur nga Komisioni Evropian, që ka për qëllim fuqizimin e shoqërisë civile për t’u angazhuar në mënyrë efiçente dhe kuptimplotë në proceset e politik-bërjes. Ky projekt është i dizenjuar bazuar në eksperiencën e partnereve të Action, nga të gjitha vendet e përfshira e fituar nëpërmjet implementimitttë projekteve në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombetar.

http://actionsee.org

Unë Votoj

Unevotoj eshte nje program monitorimi qe ka per qellim ngushtimi i hendekut midis Deputetëve dhe votuesve të tyre; midis autoriteteve dhe qytetareve. Programi kerkon rritjen e llogari-dhënies nga ana e deputetëve dhe e autoriteteve publike në mënyrë që të përmirësohet imazhi i Parlamentit Shqiptar dhe i institucioneve publike vendimarrese, si dhe të rritet pjesëmarrja publike në politikë.

www.unevotoj.org