Nisma studentore per korrupsionin ne unversitete

30/09/2015

 

Nisma studentore kundër korrupsionit në universitet publike është një iniciativë e ndermarre nga Levizja Mjaft dhe mbeshtetur nga Ambasada Amerikane ne Tirane, Zyra e Çeshtjeve Publike. Kjo fushatë ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve dhe inkurajimin e tyre për të kundërshtuar dhe për të bërë të njohura rastet korruptive në arsimin publik shqiptar. Kjo iniciative pilot do të drejtohet në bashkëpunim me një grup studentësh pjestarë të universitetit publik në Tiranë dhe Vlorë.Fushata kërkon të perforcojë kulturën qytetarë për të zgjidhur cështjet sociale nëpërmjet praktikave më të mira pro active dhe gjithëpërfshirëse.

Komuniteti i angazhuar gjatë kësaj iniciative do të jenë vetë studentët të cilët do të luajnë një rol aktiv për ndërgjegjësimin e moshatarëve të tyre. Gjithashtu mbështetje do të merret dhe nga stafi përkates akademik, me deshirën për të sjellë ndryshimet e duhura në arsimin publik shqiptar. Do të jetë ky komunitet i cili besojmë do të sjellë ndryshim në perceptimin e vlerave të vërteta të arsimit në Shqipëri, duke identifikuar, parashtruar dhe kundërshtuar të gjitha fenomenet që cënojne këto vlera dhe etikën e arsimit në universtitetet publike.

Shenim:
Ky projekt mbeshtetet financiarisht nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci i Ambasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura jane te autor-it/ve dhe nuk perfaqesojne domosdoshmerisht ato te Departamentit te Shtetit