Platforma Multimediale e Aktivizmit 2017 - Edicioni i 5-ste

23/05/2017

PMA (Platforma Multimediale e Aktivizmit) është nisma e Lëvizjes MJAFT!, e mbështetur nga Lëviz Albania, (dhe e financuar nga) Ambasada Zviceriane në Shqipëri. Kjo nismë u mundëson të rinjve kurse të specializuara në multimedia si dhe infrastrukturën e nevojshme për të shprehur opinionet dhe shqetësimet shoqërore. PMA është realizuar për 4 vite në qytetin e Tiranës vjen në vitin e saj të 5-të në një koncept rajonal në qytetet: Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë. Kjo platformë inovative synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe i nxit ata të eksplorojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi institucionet.

PMA nxit krijimtarinë dhe mendimin kritik të të rinjve në fusha të ndryshme të komunikimit masiv – video, fotografi, shkrim, etj. Me anë të një studimi të thelluar, të rinjtë do të njihen me çështjet kryesore që do të shërbejnë si pikënisje për punën e tyre. Akademikë dhe profesionistë të shquar në fushën e gazetarisë dhe komunikimit masiv do të ofrojnë trajnime të specializuara për të rinjtë.

PMA është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë opinione të pavarura, por nuk gjejnë hapësirën e duhur për t’i shprehur ato në mediat konvencionale, pa u paragjykuar.
Trajnimet do të zhvillohen në fushën e aktivizmit dhe gazetaris nga emra të mirnjohur të medias dhe shoqëris civile në Shqipëri.

Nëse je nga qyteti i Shkodrëa, Vlorës, Elbasanit dhe Korçës bëhuni pjesë e këtij programi duke na dërguar: Emër, mbiemër, arsimimin, nr kontakti dhe arsyen pse dëshironi të jeni pjesë e kësaj platform në adresën tonë info@mjaft.org
#Lëvizalbania #Demokracivendore #Levizjamjaft #PlatformaMultimedialeAktive

Per me shume inforamcion vizitioni MAP site.