Projekti "Udhëtim në Europë"

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/mjaft/public_html/includes/menu.inc).
03/06/2017

Përmbajtja e projektit "Udhëtim në Europë" është e thjeshtë, dhe vetë principi kryesor e bën këtë projekt tërheqës për grup-moshat e reja të rajonit. Programi shënon vitin e tij të 11-të duke e bëë atë një nga programet më të sukseshme në rajon.

Thelbi i projektit qëndron në sigurimin e mundësisë së udhëtimit të lirë në Europë për një grup prej studentëve më të mirë të universiteteve të Shqipërisë. Këta studentë do të pajisen me biletë treni interkontinentale, të vlefshme për një muaj gjatë verës së vitit 2017. Udhëtimi do të jetë i lirë dhe secili nga studentët do të ketë mundesinë të ndërtojë itenerarin personal të udhëtimit. Gjithashtu, programi u jep mundësi studentëve shqiptarë të angazhohen me studentë të tjerë pjesëmarrës nga rajoni.

Nëpërmjet prjoketit “Udhëtim në Europë” ne synojmë t'u krijojmë mundësinë studentëve shqiptarë të njihen me kulturën dhe qytetet Europiane. Gjithashtu, këta studentë do të jenë misionarë, të cilët do të përfaqësojnë dhe shpërndajnë një kulturë dialogu, e cila qëndron larg paragjykimeve të rëndomta, të cilat i veshin shqiptarët me statusin e “Emigrantit të Europës”.

Programi është i mundësuar nga Balkan Trust for Democracy, dhe mbështetur nga Fondacioni Robert Bosch.