Projekti Udhetim ne Evrope

26/09/2016

Përmbajtja e projektit "Udhëtim në Evropë" është e thjeshtë, dhe vetë principi kryesor e bën këtë projekt tërheqës për grup-moshat e reja te rajonit. Programi shenon vitin e tij te 10 duke e bere ate nje nga programet me te sukseshme ne rajon.

Thelbi i projektit qëndron në sigurimin e mundesisë së udhëtimit të lirë në Evropë për një grup prej studentëve më te mirë të universiteteve të Shqipërisë. Keta studentë do të pajisen, biletë treni interkontinentale të vlefshme për një muaj gjatë verës së vitit 2016. Udhëtimi do të jetë i lirë dhe secili nga studentët do të ketë mundesinë të ndërtojë itenerarin personal të udhëtimit. Gjithashtu, programi u jep mundesi studenteve shqiptare te angazhohen me studente te tjere pjesmarres nga rajoni.

Nëpërmjet prjoketit “Udhëtim në Evropë” ne synojmë tu krijojmë mundësinë studentëve shqiptarë të njihen me kulturën dhe qytetet Evropiane; gjithashtu këta studente do te jenë misionarë të cilët do të përfaqësojnë dhe shpërndajnë një kulturë dialogu e cila qëndron larg paragjykimeve të rëndomta të cilat i veshin shqiptarët me statusin e “Emigrantit të Evropës”.

Programi eshte i mundesuar nga Balkan Trust for Democracy, dhe mbeshtetur nga Fondacioni Robert Bosch.