Udhëtim në Europë 2017

17/07/2017

Më datë 14 korrik 2017, ora 11:00 a.m., në ambientet e EU Information Center Tirana, Lëvizja MJAFT! organizoi takimin me studentët/et e përzgjedhur/a për të qenë pjesë e programit “Udhëtim në Europë - 2017”.

Ky program zhvillohet për vitin e njëmbëdhjetë rradhazi nga Lëvizja MJAFT!. “Udhëtim në Europë” u ka mundësuar disa prej studentëve/studenteve më të mirë/a të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor të provojnë një eksperiencë, e cila e njeh brezin e ri me vlerat më të mira europiane, të shkëmbejnë eksperienca me të rinj/reja të tjerë/a nga rajoni, si dhe me të rinj/reja nga vende të ndryshme të Europës. Lëvizja MJAFT! u ofron mundësinë njëmbëdhjetë të rinjve/rejave nga Shqipëria të udhëtojnë në cilindo qytet të Europës së bashkuar për 30 ditë.

Ceremonia e hapjes së këtij programi zhvillohet në qytetin e Berlinit, mundësuar nga Robert Bosch Stiftung, në bashkëpunim me Balkan Trust for Democracy.