Qeverisja e hapur e institucioneve të Pushtetit Ekzekutiv në Shqipëri për vitin 2016

Në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve “Action SEE”, Lëvizja MJAFT! ka përgatitur këtë punim mbi politikat, në të cilin janë analizuar nivelet e transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Punimi paraqet rezultate të një kërkimi gjithëpërfshirës, bazuar në metodologji shkencore, kryer nga anëtarë të rrjetit të Action SEE përgjatë disa muajve të mëparshëm. Qëllimi i aktiviteteve tona është të përcaktojmë gjendjen aktuale në rajon përmes një matje objektive të qeverisjes së hapur të pushtetit ekzekutiv dhe për të adresuar rekomandime për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Gjithashtu, projekti ynë konsiston në përmirësimin e zbatueshmërisë së parimeve të qeverisjes së mirë, ku qeverisja e hapur zë një vend të rëndësishëm.

Politika e qeverisjes së hapur duhet të jetë një politikë e zbatuar në të gjitha qeveritë e rajonit dhe duhet të përkufizohet ashtu si politikat e tjera të rëndësishme, ashtu sikurse nuk duhet të vijë si rezultat i një vendimi aktual apo i gjendes së fuqisë aktuale. Çdo vend i rajonit ka kushtet e tij specifike të sferës politike, në të cilën ai zhvillon qeverisjes e tij të hapur, por një hapësirë e rëndësishme për një operacion të bashkuar rajonal në përmirësimin e gjendjes aktuale, mund të ishte një hap për t’u marrë në konsideratë.

Hyrja e konceptit të qeverisë së hapur në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte kërkuar nga proceset e integrimit apo motivuar nga përmirësimi i përshtypjeve ndërkombëtare të një shteti përmes pjesëmarrjes në nisma për një administratë transparente. Në përpjekje për të arritur trendet pozitive, një nevojë e brendshme thelbësore, e cila përfaqëson bazat për këtë parim, është shpesh e neglizhuar - është pikërisht qeveria e hapur ndaj qytetarëve dhe shoqërisë arsyeja e krijimit të vlerës publike.

Kjo qasje na çon në një problem lidhur me zbatimin e rregullave të transparencës dhe përgjegjshmërisë qeverisëse, veçanërisht në nivele më të ulëta të administratës publike, ku rëndësia sociale e kësaj qasjeje nuk merret parasysh, por konsiderohet si një detyrim jo fort i pranuar i imponuar prej kërkesave ndërkombëtare. Prandaj, politika e qeverisë së hapur në vendet e rajonit kërkon jo vetëm të jetë e shkruar në dokumentat strategjikë, por gjithashtu të advokojë me zë të lartë mbi konceptin e qeverisjes së hapur në funksionet më të larta shtetërore dhe sociale.

Propozimi jonë i adresohet vendim-marrësve të pushtetit ekzekutiv në vendet e rajonit në të gjitha nivelet: qeveria, ministritë dhe agjencitë ekzekutive. Ky punim mund të jetë e dobishëm për përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe për kolegët e OShC-ve, të cilët punojnë mbi çështje të tilla.

Në mënyrë që të arrihet një dialog publik i cilësive të larta lidhur me këto çështje, do të organizohet një sërë eventesh publike, në të cilat do të dëgjohen opinionet e të gjithë grupeve të të interesuarve dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje të përbashkëta të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.

Veç kësaj, gjithashtu do të zbatohen të gjitha parimet e transparencës së kërkimit dhe do të informohen institucionet mbi të gjitha detajet e kryerjes së tij dhe konkluzionet e përshtatura.

Jemi në dispozicionin tuaj për të gjitha sugjerimet, kritikat dashamirëse dhe diskutimet lidhur me këtë punim!