Share

Biçikletat, jo vetëm mjet – Liridona Sinishtaj

Nuk është nevoja të lexosh asnjë tabelë, as ta identifikosh me kalanë. Të gjithë me biçikleta, dikush për të pirë kafen e mëngjesit, e dikush për të mbaruar punët e përditshme. Kjo është Shkodra e biçikletave.

Ishte pikërisht dëshira e një të huaji që solli biçikletën e parë në rrugët e Shkodrës. Historia e saj daton në vitin 1907. Ish-konsulli suedez në atë kohë, në vend të automobilit zgjodhi të lëvizte me biçikletë. Edhe pse fillimisht u pa me skepticizëm nga vendasit, biçikleta u bë më pas një nga mjetet më të preferuara për shkodranët që atëherë.

Sot në rrugët e Shkodrës mund të thuhet se biçikletat janë po aq në numër sa dhe makina.

Përdorimi i tyre, përveçse një trashëgimi e vlefshme, e ka ruajtur qytetin nga ndotja mjedisore e automjeteve, duke e bërë një shembull që nuk na kujton vetëm Amsterdamin apo qytete të tjera të Kinës së largët.

Çiklizmi nuk është thjesht një sport i zakonshëm garash, por në ditët e sotme është një veprimtari, e cila ka dy mesazhe: mbrojtjen dhe vetëdijen për mjedisin dhe aktivitetin fizik.

Çiklizmi është një nga sportet më popullore në botë dhe është sporti i parë i madh me pëhapje ndërkombëtare. Ai nuk mund të identifikohet me një komb të veçantë.

Përveç Shkodrës, në qytetet e tjera të Shqipërisë, ky mjet nuk përdoret aq shumë, por ka rreth tetë muaj që çdo të premte në kryeqytet ka filluar një ‘’protestë’’ paqësore nga Ecovolis, nën moton “LIRO KORSITË!”

Tirana çdo ditë e më shumë po mbipopullohet. Ajo bën pjesë si një ndër vendet me ajrin më të ndotur në Ballkan, prandaj edhe plani urbanistik duhet të ndryshojë, e sidomos duhet të rritet vetëdija qytetarë për mjedisin dhe shëndetin e tyre.

Kryetari i Evovolis, Ened Mato është shrehur se: Lëvizja ‘’LIRO KORSITË’’ është për të mbrojtur çiklistët dhe të gjithë ata qytetarë që duan të marrin frymë dhe të jetojnë çdo ditë në Tiranë.

Kjo nismë e filluar muaj më parë kishte një numër të konsiderueshëm, kurse sot ky numër është shtuar.

Ky është një shembull se shoqëria jonë, të rinjtë dhe të vjetrit, janë vetëdijësuar për mjedisin, prandaj sot biçikleta nuk është vetëm një mjet.

 

 

2 Comments on this Post

  1. Nje shkrim i mire per blog, por per mendimin tim, do te ishte me mire te mos “hallakatej” neper qytetet e tjera, por te mbetej ne Shkoder dhe ta pershkruante shkurt dhe qarte lidhjen qe kane qytetaret me bicikleten. E them kete per faktin se ky shkrim nuk adreson ndonje problem te caktuar, por ka me shume pershkrim. Edhe kur perpiqet te kapet tek problemi i korsive ne Tirane, nuk behet sic duhet. Prandaj, po te mbetej tek Shkodra, do te ishte me i kendshem.
    Stil i mire te shkruari.

  2. Nje shkrim i mire per blog, por per mendimin tim, do te ishte me mire te mos “hallakatej” neper qytetet e tjera, por te mbetej ne Shkoder dhe ta pershkruante shkurt dhe qarte lidhjen qe kane qytetaret me bicikleten. E them kete per faktin se ky shkrim nuk adreson ndonje problem te caktuar, por ka me shume pershkrim. Edhe kur perpiqet te kapet tek problemi i korsive ne Tirane, nuk behet sic duhet. Prandaj, po te mbetej tek Shkodra, do te ishte me i kendshem.
    Stil i mire te shkruari.

Comments are closed.