Share

Demokracia anti-kulturore – Eneas Mullaji

DEMOKRACIA ANTI-KULTURORE

Qindra qytetarë para disa vitesh kthenin kokën dhe shihnin nga piramida krenare për bukurinë e saj, sot thjeshtë ulin kokën pasi ajo është zhveshur dhe është harruar deri ditën e gjykimit. Gjithcka nisi me nevojën e një ndërtete të re Parlamentare, duke harruar gjithcka që ajo ka qenë. Roli i mëparshëm i piramidës ishte një muze për “diktatorin” Enver Hoxha, mbase dhe kjo është arsyeja e rrënjes së saj. Kultura Shqiptare është ngopur me shkatërimet marramendëse të gabuara, monumente kulturore që populli Shqiptarë do i tregonte gjeneratës të së ardhme, se si ka funksionuar shoqëria në 50 vitet e regjimit komunist.

Sot në shekullin e ri në shenjë hakmarrjeje “Demokratët” dëshirojnë të shkatërojnë cdo lidhje kulturore nga ish-diktatori si është piramida, e cila në vitet e demokracisë ishte një hapësirë kulturore rreth të cilës banorët e Tiranës shëtisnin, fëmijët që luanin, pleqtë që qetësoheshin. Piramida mund të quhej i vetmi ambjent që i kishte hapur dyert për shoqërinë civile.

Në këtë aspekt, vendimi për prishjen e piramidës ishte i njëjtë me vendimin e ndërtimit të saj, vendim autoritar. Prishja e piramidës vjen për arsyen e vetme që Shqipërisë i duhet parlament pasi i “Vjetri” nuk mund të jetë i standarteve të Bashkimit Europian. Vihet re se demokracisë së sotme nuk i intereson e ardhmja as e kaluara e historikut kulturorë të kombit, po cfarë vallë i intereson!? S’mundet të jepet përgjigje thjesht mund të thuhet se, ndërtimi i godinës së re të Parlamentit të Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi gërmadhat e botës së vjetër, për të pretenduar një botë të re pasi themelet botës së vjetër janë prezente përsëri. Cfarë do u thonë gjyshërit nipërve kur të pyesin na trego dicka kulturore që e ka zanafillën paraviteve 90`, s’do kenë asgjë ca ti tregojnë se gjithnjë nuk e kemi vlerësuar kulturën e cila më së miri indentifikohet me objektet të cilat cdo shoqëri në mënyrë institucionale i ruan për të treguar dhe dokumenduar lashtësinë e vetë. Një strukturë e tillë është shumë e vështirë të rindërtohet, pasi sa herë që e shikojmë na kujtohet mënyra magjepsëse në të cilën e shihnim, një hapësirë me përmasa të tilla e cila nuk ka asnjë kollonë mbajtëse në mes është një hapësirë sa harmonike ashtu dhe funksionale. Për shoqërinë civile do ishte një ambjent multifunksional.

Në intervista të marra qytetarëve në rrugë, se cfarë duan që të bëhet me piramidën shprehen se, nuk duan të shohin një Tiranë të zhveshur dhe të sajuar, po një Tiranë kombëtare e cila do tregojë c`do simbol tonin historikë, prishja e piramidës do ishte fillimi i c`do gjëje të madhe që do i jepte fund gjithë historisë për qytetarët që e jetuan dhe e shijuan të krenohej në mes të këtij sheshi.

Kush e ka rradhën pas piramidës!? Muzeu, Opera, ndërtesat tek sheshi “Nënë Tereza”? Demokracia e sotme lufton një “Perandor” të vdekur dhe kërkon të “djeg” gjithcka që është krijuar nga vetë ai dhe nuk fokusohet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.