Share

Ekspozita” Raise Your voice through Multimedia”

Këtë vit MAP përfundoi konkursin e gazetarisë si asnjëherë tjetër, duke organizuar një ekspozitë ku u prezantuan punimet e studentëve të MAPIT, përgjatë 3 viteve që ky projekt është implementuar. Përmes ekspozitës dhe diskutimeve që pasuan në vijim, shumë të rinj u njohën më mirë me punën dhe filozofinë që përcjell platforma MAP, që u transmetua dhe nga titulli i ekspozitës “Raise your voice throught multimedia” . Mbajtur në qendren më të re kulturore të kryeqytetit “Tulla”, ekspozita u mbyll me shpalljen e fituesve të konkursit të përvitshëm të platformës MAP.

Fitues i shkrimit më të mirë ishte Mitea Gegushi me artikullin: “Jam student, nuk jam klient”
Fitues i videoreportazhit më të mirë ishte Suzana Kurtallari me videon : Vullnetarizmi dhe të rinjtë shqiptarë”
Fitues i podcastit më të mirë ishte Ornela Beqo me trajtimin e temës : Bullizmi