-
Transporti Publik në Vlorë - July 3, 2018
-
Fabrika e Ndotjes - June 18, 2018
-
Zvërneci turistik - June 18, 2018
-
Të presësh turistë mes llaçit e pluhurit. Vlora, kantier ndërtimi në sezon - June 14, 2018
-
Ambulantët në shkolla, nxënësit në Elbasan rrezikojnë çdo ditë shëndetin - June 14, 2018
-
Tregjet e braktisur në Shkodër, aty ku qumështi dhe ushqimet e tjera shiten në rrugë - June 14, 2018
-
Projektet për të rinjtë, Bashkia e Korcës me pikatore, pikëpyetje për zbatimin - June 14, 2018
-
Inceneratorët i hapin rrugën importit të mbetjeve - June 14, 2018
-
GJURMË HISTORIE TË LËNA NË HARRESË - June 14, 2018
-
Mensat Social nё Shkodёr - June 14, 2018
Facebook- hajduti i ftuar për të vjedhur kohën – Esmeralda Gjini
Facebook hajduti i ftuar për të vjedhur kohën.
Ti sa miq ke?
Pyetja më normale që bëhet në ditët e sotme. Çdo ditë e më shumë po shtohet në botë numri i përdoruesve të Facebook-ut. Po arrin gjithmonë e më shumë shifra rekord. Është cilësuar si numri parë i kontakteve në botë, duke qenë edhe fjala më e klikuar nga motorët e kërkimit në internet. Por çfarë e bën Facebook-un kaq popullor dhe të kërkuar nga të gjithë? Facebook-u ose fb që jemi mësuar ti themi midis miqsh, na ka bërë të mundur të krijojmë sërish lidhje me miqtë e vjetër, por edhe na ka krijuar shoqëri të reja, të dhuron kënaqësi dhe nostalgji. Të bën të mundur të shkarkosh fotografi dhe video, të dërgosh mesazhe, të luash, të shkarkosh muzikë dhe mbi të gjitha të komunikosh në kohë reale me çdo njeri në çdo cep të botës.
Në mbarë botën Facebook-u është bërë një ritual i përditshëm. Po në Shqipëri? Shqipëria mban vendin e 66-të në renditjen botërore të përdoruesve dhe të 38-in në Europë. Nga 1.3 milion përdorues të internetit, 90% e tyre kanë një profil në fb. Nga këto 65 % janë meshkuj dhe 35% janë femra kurse 48 % e tyre janë të moshës 18-24 vjeç. Ç’ ka do të thotë se një në tre persona ka Facebook, të dhënat janë marrë nga “Social Backers†për Shqipërinë.
“Facebook-u më është kthyer në forcë zakoni, e hap atë orë e çast, për të parë nëse më ka dërguar dikush mesazh, ka komentuar në statuset e mija, fotot apo për të parë të rejat më të fundit të miqveâ€- thotë një përdoruese e rregullt e Facebook-ut. Por si kjo ka plotë të tjerë. â€Facebook-u është vetë bota, është e reja, e ardhmja, modernia. Po s’ pate fb je kot “ – shton një i apasionuar pas tij.
Çfarë je duke bërë? Çfarë ke në mendje? Janë pyetjet që i bëhen çdo përdoruesi sa të hape profilin e tij/saj. Çdo përdorues mundohet të tregojë atë që po bën. “Fb është një ditar publikâ€- thotë 18-vjeçarja e cila shton se është non-stop në fb dhe shkruan aty çdo gjë që bën në çdo moment të ditës. Kjo tani është e mundur nëpërmjet telefonit 3G. Në Shqipëri 1,2 milion njerëz e përdorin internetin nëpërmjet tij. “Teprimi me fb dhe qëndrimi non-stop para kompjuterit apo celularit shndërrohet në neurozë, në një fiksim dhe të shkëput nga miqtë dhe jeta e vërtetë†-thuhet në studimet e Institutit Shqiptar i Studimeve Sociale.
Shumë persona bien në kurthin e fb por të paktë janë ata që mund të dalin nga kjo “sëmundje†që po i tërheq njerëzit gjithmonë e më shumë brenda vetes. Prof. Zuhdi Dervishi, sociolog, pedagog në fakultetin e Shkencave Sociale e cilëson Facebook-un si një “demon të mashtrimitâ€, mbylljes në një guackë të vetë individit që është pjesë e tij. Duke folur në lidhje me privatësin ai përmend një fjalë popullore: “Fjala po doli prej dhëmbësh, bëhet 24 këmbësh†duke theksuar se privatësia është një nga mangësitë më të mëdha të fb. Ndërsa këtë e theksojnë edhe vetë përdoruesit të cilët shprehen se nuk mund të pretendosh për intimitet duke qenë se je bërë pjesë e tij me dëshirë. Ndërsa sociologu Dervishi e përfundon opinionin e tij duke thënë se Facebook-u është një zhvillim kompleks, një prurje e re e ditëve tona, e përkrahur sidomos nga rinia, por me kalimin e kohës ndikimi i tij mund të zbehet ose zëvendësohet nga shpikje të reja.
Adoleshentët të çmendur pas facebook-ut
Numri i adoleshentëve në Facebook po rritet çdo ditë e më shumë dhe  janë të rrallë ato që nuk kanë dhe të shumtë ata që kanë më shumë se dy llogari të tyre. Sekreti i gjithë kësaj mund të themi se është shpejtësia, perzonalizimi i profileve dhe mundësia për të kontaktuar me shokët në çdo moment. “Isha gjithmonë kundër fbâ€- shprehet një gjimnaziste e cila thotë se para dy muajsh një shoqe i kishte hapur një llogarinë në emër të saj. “Në fillim hyja shumë rrallë, por me kalimin e kohës dhe shtimin e numrit të miqve gjithçka ndyshoi, dhe tani hapja e fb më është kthyer në një sëmundjeâ€- shton ajo.
Shoqëri të reja, të njohur e të panjohur të gjithë janë aty, plot miq që të presin, plot gjëra të reja për të zbuluar. Kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, por jo jetën reale sepse ai e deformon realitetin. Ka njerëz që numri i miqve në fb ju shkon nga 5 mijë deri në 8 mije, normalisht  ai nuk i njeh të gjithë dhe këtu na shfaqet një anë tjetër negative e tij. Njerëz me të cilët mund të komunikosh por jo t’i takosh. Ata të njohin ty vetëm nga ajo sa ti u lejon të të njohin. â€Facebook-u është një realitet vitrinë ku individi vendos vetëm elementet pozitiveâ€,- shprehet psikiatri, Clodio Mencocci,- “kjo bën që adoleshentët të bien në depresion, pasi nuk arrijnë të ndajnë dot realitetin nga iluzioniâ€.
Por çfarë është fb? Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange e cilëson fb si mjetin më të urryer të spiunimit. Disa e cilësojnë si një strehë që të drejton drejt vetmisë, ca një urë lidhëse, të tjerë e cilësojnë një mani, një virus, një sëmundje që nuk arrin të shkëputesh prej tij, disa e quajnë drogë, një humbje kohe që ja vlen, gjithçka përveç se politikë jo, një mënyrë për të komunikuar, dikush e cilëson si një faqe libri, një mënyrë për të shtyrë kohën. Secili ka një opinion të tij për të, por një gjë është e sigurt: Ai është një hajdut i ftuar për të vjedhur kohën. Të cilin do na duhet kohë që ta largojmë.
2 Comments on this Post
entela
super i bukur krijimi!
komplimenta te perzemerta!
entela
super i bukur krijimi!
komplimenta dhe urime te perzemerta!