Share

Kontrata Sociale 2015 , Të rinjtë paraqesin kërkesat e tyre.

Me 10 qershor 2015 Lëvizja Mjaft në bashkëpunim me CRCA dhe Lidershipin e të rinjve të Tiranës , me mbeshtetjen e Olof Palme International Center dhe Qeverisë Suedeze, zhvilloi një takim me kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, z.Erion Veliaj për firmosjen e Kontratës Sociale.
Kontrata Sociale është një produkt i POP 2015, një projekt i implemetuar nga organizatat e rrjetit të Olof Palme Group i cli synon të bejë të mundur përballjen e ofertave politike të kandidatëve për rininë me kërkesat e këtyre të fundit.
Pas një proçesi disamujor konsultimesh me studentë, të rinj dhe organizatat rinore, u hartua dokumenti “Kontrata Sociale” ku janë renditur këkesa e rinisë, të përmbledhura në 10 pika kryesore.
Gjatë takimit, u diskutuan të gjitha pikat e paraqitura me kandidatin Veliaj dhe me të rinjtë e shumtë pjesëmarrës në aktivitet.
Në fund të takimit, Kontrata Sociale u firmos nga kandidati Erion Veliaj dhe dy përfaqësuesit e Lëvizjes Mjaft dhe CRCA.