Share

Mensat Social nё Shkodёr

Tё tё bashkojё vakti i ushqimit pavarёsisht dramave tё perjetuara nё jetёn e secilit qytetar tё Shkodrёs ёshtё njё nga vlerat qё duhet tё kishte ky metropoli verior. E megjithё problemet e shumta qё ka qё nga infrastuktrua, sinjalistika, papunёsia, duket sikur pёr disa familje nuk sigurohet as minimum jetik e 3 vakteve ushqimore nё ditё. Numri i personave tё cilёt nuk kanё tё siguruar minimumin jetik ёshtё i lartё.  Njё ndihmesё nё kёtё aspekt kanё dhёnё institucionet fetare dhe nuk kishte sit ё ndodhtё ndryshё nё fakt pasi dihet harmonia fetare nё kёtё qytet. Kishat dhe xhamiё ndihmojne deri nё 1000 familje nё mёnyrё tё perhershme dhe me raste festash paketa ushqimore ofrohet nё njё numёr edhe dyfishte ose tё trefishtё.

Aktualisht e vetmja hapёsire e cila prej 5 muajsh funksionon si mense e mirefilltё ёshtё ajo e krijuar nga Kisha Françeskane nё zonёn e quajtur Gjuhadol tё Shkodrёs, e cila çdo ditё siguron njё vakt tё ngrohtё pёr 80 persona, njё shifёr kjo e papёrfillshme ё krahasim me nevojat qё ka ky qytet, megjithate kjo iniciativё ёshtё tёresisht privatё me fondet e kёsaj famullie.

Ky fenomen ёshtё shumё i zakonshёm nё qytete kryesore tё botёs dhe sidomos nё vendёt ku varfёria ёshtё mё e lartё, kёto mensa shumica prej tyra jane si bashkёpunim i organeve qeveritare tё pushtetit vendor dhe lokal dhe pёr tё rritur ndёrgjegjёsimin nё masёn e gjёrё marrin si ‘’PR’’ personalitete publike artistё, kёngёtare, aktore apo figura tё tjera tё pelqyera nga publiku.

Nё njё kёrkёse tё bёrё bashkisё pёr personat qё marrin asistence sociale ku dhe morёm pёrgjigje qё me anё tё njё vendimi tё datёs 10.02.2008 me nr. 01.2018 ku nga skema prej 5791 familjesh pёrfituan vetem 1600 familje. Ndёrsa pёrsa i pёrket kёrkёs pёr strehim nga viti 2005 e deri nё 2018 numri i qyetarёve ёshtё 1983.

Duke parё nga kёto statistika duhet njё lёvizje e menjёhёrshme nga ana e bashkisё pёr krijimin e ketyre mensave nisur edhe qёllimi i mire pёr bashkepunim dhe ndihmese nga institucionet fetare.

Të sigurosh një vakt ushqimor për qytetarët është përgjegjsi e organeve lokale dhe qendrore për të ndërmar politika në mbështetje të grupimeve në nevojë. Mungesa e sigurimit të minimumit jetik sjell pasoja shendetsore, sociale, ekonomike  jo vetëm për personat që preken në mënyrë direkte, por dhe për shoqërin në tërësi.

Punoi: Klodjana Serraj