Share

Universiteti është i yni nga Sindi Hyseni

Studentet protestojne para korpusit te UPT
Studentet protestojne para korpusit te UPT

“Universiteti është i yni”

Nje protestë nën titullin “Qence nuk studiohet”, e zhvilluar paraditen e sotme në ambjentet e jashtme të Korpusit të Universitetit të Tiranës, mblodhi bashkë studentë të universiteteve të ndryshme për ti thënë njëzeri “JO” rritjes së tarifave e ndarjes së fondeve publike me universitetet private .
Me pankarta në duar, studentët dëgjonin e mbështesnin kolegët e tyre që flisnin për tërheqjen e reformës së propozuar për arsimin e lartë, nisjen e proçeseve hetimore për drejtuesit aktualë të universiteteve publike por mbi të gjitha thirrjen për Arsim Publik FALAS!

“Sot,studenti po përballet me një model universiteti që prodhon veç papunësi,drejtues burokratë që privatizojnë institucionet publike dhe persekutime të turpshme ndaj çdo zëri kritik akademik. Qeveria në vend që të merret me zgjidhjen e këtyre problemeve, zgjedh të bëje të kundërten. Në bashkëpunim me të njëjtit drejtues të korruptuar të universiteteve publike po propozon një reformë që i thellon problemet e universitarëve”.

Në vazhdën e protestave, asambleve dhe zaptimeve që nisën ketë vit akademik, qendrojmë këtu për t’u zotuar dhe paralajmëruar se nëse kërkesat e sipërthëna nuk merren parasysh nga instancat kopetente ,viti I ri kalendarik do të deshmojë vazhdimin e rezistences edhe më fuqishëm”
Ishin këto pjesë të shkëputura nga fjalimet e mbajtura nga studentët gjatë protestes.

Ishte për të ardhur keq në fakt numri i pakët I studentëve të pranishëm, duke marrë parasysh se 90 % e studenteve në Tiranë ndajnë po të njëjtat shqetësime për të njëjtat çështje e ndoshta më tepër, por sërish zgjodhën të heshtin e të braktisin kolegët e tyre. Disa prej tyre janë skeptikë rreth idesë se një grup studentësh mund të bëjnë të mundur ndryshimin, disa janë thjesht indiferentë dhe shumë prej tyre kanë “frikë” të dalin hapur, dhe kjo shpjegon pse shumë prej studentevë hezitonin ti bashkoheshin grupit të protestës. Gjithsesi në mesin e atyre të rinjve të pranishëm u ndje një frymë e re, një deshirë e madhe për ndryshim, një vullnet i fortë, fjalime të përgatitura mirë e me objektiva të qarta dhe mbi të gjitha një vetëbesim i lartë e qëndrim i hekurt për t’i shkuar deri në fund realizimit me sukses të këtyre qëllimeve .
Fundja e vetmja gjë që vërtet po kerkojnë është “MOTIVIM”.Të rinj të motivuar kanë forcën të rimëkëmbin edhe shtetin me të pashprese në të gjitha funksionet e tij!

Sindi Hyseni