Share

Vullnetarizëm apo vullnetarizmi? – Iva Llanaj

Shqipëria ka treguar se është një vend që po zhvillohet përgjatë dy dekadave të fundit dhe kjo është një tregues pozitiv nëse e krahasojmë me dekadat e “splendid isolation”. Nisur nga kjo gjithëkush nuk e mohon faktin e vendit tonë drejt progresit. Nëse do shtrojmë pyetje se çfarë zhvllimi ka marrë vendi ynë është një debat i gjatë dhe aktual përpos dilemave të skeptikëve dhe optimistëve në luftën e tyre për ti dhënë vendit stadin dhe statusin e një Shqipërie që përparon ose jo. Kjo lidhet edhe me mendësinë e vetë shoqërisë, si vetë shoqëria përshatet në ndryshime dhe fasha kohe të cilat duket se Shqipërinë e kanë përfshirë në këtë debat të fortë në gjithë këtë që po hulumtojmë.

Pikëpamja tjetër e parë si një aspekt “sui generis”, përveç mendësisë dhe organizimit të një shoqërie në një kohë të dhënë, së fundmi duket se kjo shoqëri, kryesisht rinia shqiptare po e përfshin veten e saj në një aktivitet fizik dhe mendor drejt një rryme krejt tjetër nga ç`kemi mësuar të dëgjojmë dhe shikojmë siç është edhe vullnetarizmi, që së fundmi le të themi përgjatë një dekade, pjesa më e madhe e rinisë duket se është shumë aktive në këtë drejtim, edhe pse ankesat e herëpas-hershme apo kronike lidhen me papunësinë.

Të jesh sot një vullnetar është një gjë që lë shumë për të dëshiruar teksa rrekemi të kuptojmë të rinjtë, të cilët përfshihen në këtë lloj pune vullnetare. Punën vullnetare gjithëkush nga ne e kupton se ka të bëjë me shërbimin në një komunitet pasi çdokush që e bën këtë është jo vetëm një zgjedhje e tij, por edhe se janë pjesë e strukturave të ndryshme siç mund të përmendim organizatat, gazetat, revistat, të cilat janë një terren konkret ku të rinjtë organizohen dhe bëhen pjesë e projekteve të ndryshme.

Nga ana tjetër shpjegojmë se vullnetarizmi ndryshon nga vullnetarizëm pasi e para lidhet me grupin që bashkohet për të punuar në një organizatë apo fushatë pasi vullnetarizmi kërkon punën në grup ç`ka përkthehet se është më e shpejtë dhe më e lehtë për të zbutur fenomenin. Siç kemi përshembull fushatat vullnetare të kompanive të ndryshme celulare që marrin përsipër të pastrojnë ambjente të ndotura etj. Nëse flasim për vullnetarizëm kjo shprehet dhe përkufizohet : Një individ që kryen një punë jo me pagesë kundrejt një shërbimi që jepet prejt dëshirës së tij.

Të rinjtë e sotëm ndonëse janë aktivë të vullnetarizmit dhe janë vullnetarë ata gjithsesi shprehin pakënaqësitë e tyre të radhës siç edhe E. Sula na tregon se e bën këtë punë jo se dëshiron siç kuptohet “puna vullnetare”, por sepse dëshiron të aktivizohet me shpresën për të krijuar kontakte për një punë me pagesë në të ardhmen. Ajo thotë se : “ E bëj këtë punë se nuk kam me çfarë të merrem tjetër. Më jep kënaqësi të madhe puna në grup aq më tepër për sensibilizimin dhe përmirësimin e problemeve që ka mjedisi jonë shqiptar, nuk jam kundra kontributit tim për një pjesëmarrje të tillë ama ne si shoqëri nuk e kemi empatinë për ta duartrokitur këtë që po them”.

Më tej E. Sula na tregon se vullnetarizmi ka një anë negative ç`ka do të thotë se nuk njihet dhe aq shumë nëpër CV-të tona duke u shprehur se : “ Është e palogjikshme që puna vullnetare të mos merret parasysh në momentin që unë aplikoj për punë dhe më thonë se ajo është pjesë e dëshirës tënde për tu angazhuar ose jo, pra kërkojnë eksperiencë të punëve me pagesë dhe ky është një tjetër zhgënjim që ne rinia marrim dhe nuk na japin shtysën përpara, ndaj dhe them që shoqëria shqiptare ende nuk e ka të zhvilluar mentalitetin e të kuptuarit ose jot ë një pune qoftë kur ajo është vullnetare dhe qoftë kur është një punë me pagesë. Ama këtu tek ne edhe puna me pagesë lë shumë për të dëshiruar” – shprehet e indinjuar E. Sula.

Duke iu referuar gjithë kësaj sapo thamë një tjetër shëmti duket se i shtohet vendit tonë, e nga ana tjetër po të bëjmë një numërim të shpejtë duket se 40% e rinisë shqiptare është aktive çdo vit në këtë profil pune të cilën sido që ta quajmë vullnetarizëm apo vullnetarizmi në fund të fundit tregon se nga viti në vit përqindja e rinisë aktive apo e vullnetarëve rritet çdo vit. Duke marrë parasysh prapambetjen shpirtërore dhe mendësinë dhe duke iu referuar shërbimit që i bëhet herë pas here mjedisit shqiptar nga vullnetarët aktivë atëherë mund të themi se zhvillimi një vendi nuk është vetëm debati që lartpërmendëm ç`ka shumë mirë në raste ku 30% e kanë quajtur si një deformim shpirtëror të zhvillimit të shoqërisë në këtë kohë të dhënë që jemi.

E gjitha sa është thënë deri tani ngjan jo më me debatin që e ka përfshirë shoqërinë dhe jo vetëm, por sepse në fund të fundit një punë me pagesë ose jo, vullnetariste ose jo, vullnetaristë ose jo, i përkasin asaj që quhet mungesë ndjeshmërie në çdo aspekt.

 

2 Comments on this Post

  1. Sinqerisht nuk e kuptova “Cfare ka dashur te thote autori” me kete shkrim. Pastaj, nuk e konstatoj qe 40% e rinise perfshihet ne pune vullnetare dhe se qenka gjithe ky debat per punen vullnetare. E vetmja gje qe kuptova eshte qe personi i cituar ne shkrim merrka pjese ne pune vullnetare per te krijuar kontakte qe do t’i jepnin nje pune me pagese ne te ardhmen, por vetem per personin ne fjale, sepse shkrimi nuk ka te dhena qe te lene te kuptosh se kjo ndodh me nje pjese te madhe te vullnetareve.

    Kishte nje moment kur permendej fakti se vullnetarizmi nuk merret seriozisht kur e fut ne cv dhe nuk njihet si eksperience pune. Ndoshta ky duhej te ishte thelbi i shkrimit, te hapte nje debat mbi kete, jo te perqendrohej mbi nje debat mbi vullnetariatin, debat qe nuk me rezulton.

  2. Sinqerisht nuk e kuptova “Cfare ka dashur te thote autori” me kete shkrim. Pastaj, nuk e konstatoj qe 40% e rinise perfshihet ne pune vullnetare dhe se qenka gjithe ky debat per punen vullnetare. E vetmja gje qe kuptova eshte qe personi i cituar ne shkrim merrka pjese ne pune vullnetare per te krijuar kontakte qe do t’i jepnin nje pune me pagese ne te ardhmen, por vetem per personin ne fjale, sepse shkrimi nuk ka te dhena qe te lene te kuptosh se kjo ndodh me nje pjese te madhe te vullnetareve.

    Kishte nje moment kur permendej fakti se vullnetarizmi nuk merret seriozisht kur e fut ne cv dhe nuk njihet si eksperience pune. Ndoshta ky duhej te ishte thelbi i shkrimit, te hapte nje debat mbi kete, jo te perqendrohej mbi nje debat mbi vullnetariatin, debat qe nuk me rezulton.

Comments are closed.