Lëvizja MJAFT! e ka parë të nevojshme që të zhvillohet dhe të veprojë në përputhje me një sërë vlerash esenciale, në mënyrë që të arrijë vizionin e saj. Parimet bazë të Lëvizjes MJAFT! janë: demokracia, qytetaria aktive, mundësia për ndryshim, komunitete të forta, shanse të barabarta, solidaritet, vullnetarizëm dhe forcë të pakundërshtueshme debati. Nëse ekziston kërkesa dhe pjesëmarrja e vërtetë qytetare, atëherë mund të arrihen një demokraci të suksesshme, një qeverisje e drejtë dhe rritjen e mirëqënies shoqërore.
Lëvizja MJAFT! është angazhuar në vijimësi për nxitjen e aktivizmit qytetar duke operuar si një organizëm ‘watchdog’, entitet aktiv monitorues dhe grup presioni. MJAFT! beson se praktikat e kontrollit publik mbi funksionimin e institucioneve dhe presioni qytetar duhet të kthehen në traditë për të siguruar përgjegjshmëri ndaj qytetarëve shqiptarë, për të rivendosur besimin tek autoritetet vendim-marrëse, si dhe për të garantuar një drejtësi të pavarur dhe të barabartë.