Grantet për zbatimin e projekteve gjashtë mujore janë fituar prej 18 organizatave të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e rajonit: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje & Hercegovina, të cilat do të adresojnë çështjet më urgjente lokale dhe kombëtare gjatë periudhës në vazhdim, me qëllim që të përmirësojnë zbatimin e mirëqeverisjes dhe sundimin e të drejtës.
Këto grante u dedikohen organizatave lokale të shoqërisë civile dhe janë fituar në kuadër të projektit ACTION SEE- Accountability, Technology and Institutional Openness Network in SEE, i cili po zhvillohet nga Lëvizja MJAFT! në Shqipëri në partneritet me Metamorphosis Foundation në Maqedoni, Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability në Serbi, Citizens Association Why not? në Bosnje & Hercegovinë, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo – ODK në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
Fituesit:
Shqipëri
- European Youth Association – projekti “Access to Information, Public Campaign against Informality and Corruption Practices” ka për qëllim të testojë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike kundrejt publikut, ku fokus të veçantë zënë sipërmarrësit e rinj.
- New Vision 2016 – projekti “Freedom of Information through Multimedia” ka për qëllim të përmirësojë të drejtën e të shprehurit në Shqipëri, përmes promovimit të ligjit “Për të drejtën e Informimit” duke përdorur metoda kreative në nxitjen e transparencës së institucioneve publike.
- People in Focus – projekti “Monitoring and Recommendations for Improvement of the Administrative Services to the Citizens of the Tirana Administrative Court of First Instance” ka për qëllim të vlerësojë cilësinë e shërbimeve të gjykatës administrative dhe të zhvillojë më tej rekomandime për përmirësim të situatës.
- Civic Resistance (Qendresa Qytetare) – projekti “Resistance against Corruption in Higher Education” ka për qëllim të informojë studentët/et mbi pasojat negative të korrupsioni në ekonomi dhe shoqëri, si dhe t’i trajnojë ata/o sesi ta identifikojnë dhe ndalojnë korrupsionin.
Maqedonia
- Association for Promotion and Development of an Inclusive Society INKLUZIVA – projekti “Public Information Accessible to Persons with Disabilities” ka për qëllim të vlerësojë, përcaktojë dhe përmirësojë nivelin aktual të aksesimit të faqeve zyrtare të bashkive në Rajonin Verilindor të Maqedonisë, nga personat me aftësi të kufizuara.
- Institute for Strategic Research and Education – ISIE – Budno Oko – projketi “Platform for Monitoring of the Use of Public Funds in Secondary Education of Macedonia” ka për qëllim të përmirësojë mbikëqyrjen dhe akesimin e informacionit lidhur me përdormin e fondeve publike në shkollat e arsimit bazë në Maqedoni.
- Association Proficio – projekti “In the Spotlight: Overcoming Breach of Duty in Macedonia” ka për qëllim të kontribuojë në zbatimin e mekanizmave praktikë për vendosjen dhe institucionalizimin e standardeve të larta të kodit të etikës dhe mirëqeverisjes për zyrtarët e zgjedhur, nëpunësit civil dhe publikun e gjerë nëpërmjet lobimit dhe advokimit në Maqedoni.
- Common Values - projekti “Commissions for Interethnic Relations (CIRs) and Ethnic Communities” ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet ndëretnike, institucionet në sistem dhe demokracinë në Maqedoni, duke ndikuar në përshpejtimin e procesit të pranimit në BE
Mali i Zi
- Institute Alternative – projekti “Confidential Procurement: Out of Sight – Out of Mind” ka për qëllim të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në procesin e prokurimeve publike, si dhe të shpenzimeve publike.
- 35mm - projekti “Fairness and not Bias – Eradicate Cronyism!” ka për qëllim të formojë rrjetin e organizatave të shoqërisë civile, medias dhe individëve kundër nepotizmit, duke luajtur një rol proaktiv në çrrënjosjen e nepotizmit në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe do të rrisë ndërgjegjësimin qytetar dhe do të nxisë debatin publik mbi nepotizmin dhe punësimin në administratën publike në bazë të përkatësisë partiake.
- Volonterska inicijativa Podgorica – projekti “Transparent Schools, Better Education” synon të investigojë dhe përmirësojë nivelin e transparencës në shkollat e arsimit bazë të Mal të Zi, si dhe të investigojë dhe përmirësojë nivelin e informacionit të publikuar në faqet zyrtare të shkollave në bazë të ligjit për të drejtën e informimit.
- Monitoring Group Ulcinj – MogUL – projekti “Transparency for Accountability” ka për qëllim të angazhojë gazetarë, media, si dhe qytetarë/e për të ndikuar dhe rritur nivelin e transparencës në institucionet publike dhe strukturat administrative.
Kosova
- KOHA – projekti “Informed and Active Citizenry through the Freedom of Information Act” ka për qëllim të kërkojë performancë më të mirë të transparencës dhe llogaridhënies nga autoritetet e bashkisë, të informojë qytetarët/et mbi ligjet dhe aktet normative në lidhje me të drejtën e informimit, si dhe vendimmarrjes në përmirësimin e pjeëmarrjes qytetare në politikat publike përmes transparencës dhe llogaridhënies.
Serbia
- People’s Parliament – projekti “CSO’s for Greater Accountability in Local Public Finances” ka për qëllim të përcaktojë standardet e reja llogaridhënëse dhe politikat në lidhje me menaxhimin e financave publike lokale në Leskovac dhe Vranje.
- Consumer Protection – projekti “Enhancing the Rule of Law through Consumer Protection” ka për qëllim të nxisë zbatimin e ligjit nga ana e institucioneve dhe kompanive që operojnë në Serbi, si dhe të rrisin ndërgjegjësimin mbi të drejtat e konsumatorit dhe të tyret.
- Centre for investigative journalism Кrusevac – CINK – projekti “Who is Who in Local Government of Rasina District?” është i ndërtuar në dy segmente: krijimi dhe publikimi i të dhënave të 60 zyrtarëve të njësive të vetëqeverisjes vendore në tre bashki (Krushevac, Varvarin dhe Trstenik), me ndihmën e medias dhe investigimit të përmbushjes së premtimeve elektorale të zyrtarëve dhe publikimit të raporteve.
Bosnje & Hercegovina
- Center for Civic Cooperation – projekti “Towards Local Government Accountability: Improving Local Community Communication” ka për qëllim të përmirësojë komunikimin e komuniteteve lokale me qytetarët/et, autoritetet bashkiake dhe medias në gjashtë bashki në Bosnje & Hercegovinë.
- Pro Educa – projekti “Local Administration Employment Before and After Local Elections in Republika Srpska” ka për qëllim të gjejë nivelin e punësimit gjatë një viti zgjedhor dhe të adresojë çështje për të hequr këtë pengesë ndaj shoqërive demokratike.
Projekti Accountability, Technology and Institutional Openness Network in Southeastern Europe – ACTION SEE është realizuar nga Metamorphosis Foundation nga Maqedonia në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja MJAFT!, partneri për Shqipërinë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
Projekti ka për qëllim të rrisë përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe medias në proceset vendimmarrëse dhe në formimin e politikave dhe opinionin publik, si dhe të forcojë kapacitetet e shoqërisë civile në adresimin e këtyre çështjeve të ndjeshme.