Rrjeti për Rritjen e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA publikon:
NJOFTIM!
THIRRJE PËR APLIKIME
ICEDA ka kënaqësinë të informojë për Thirrjen për Aplikime, e cila do të ofrojë mbështetje për OShC-të, me qëllim promovimin e agjendës digjitale. Kjo thirrje vjen në kuadër të ciklit të parë të skemave të granteve, për grante të vogla LOT 1: Dhënia e nën-granteve për Qendrat e mbështetjes së e-qeverisë. Nga kjo thirrje, do të ofrohen 15 grante të vogla për OShC-të nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriut dhe Serbia (përafërsisht 3 grante për çdo vend), në rangun prej 13,000 deri 17,000 euro për grant. Kohëzgjatja e zbatimit të granteve individuale është 18 muaj.
ICEDA do të sigurojë mbështetje për OShC-të për të zbatuar iniciativa në vendet e tyre, duke dhënë grante të vogla që do të kontribuojnë për arritjen e objektivave të përgjithshme të mëposhtme:
- të rritet kapaciteti i OShC-ve dhe i mediave për t’u përballur me sfidat që lidhen me agjendën digjitale, duke u mundësuar të bëhen pjesëmarrëse aktive në këtë proces;
- të forcohet roli i OShC-ve për të ndihmuar institucionet shtetërore të shfrytëzojnë sa më mirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve elektronike (e-shërbimeve) për qytetarët, si dhe përmirësimin e hapjes institucionale, rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë, përmes zhvillimit të sistemeve efikase të e-qeverisjes;
- të forcohet besimi dhe siguria në internet, duke siguruar trajnime dhe ngritjen e vetëdijes, përmes rrjetit të OShC-ve që i promovojnë njohuritë elementare digjitale, si dhe përfshirjen digjitale në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.
- të rritet vizibiliteti i çështjeve që lidhen me Agjendën Digjitale në sektorin e shoqërisë civile dhe media.
- të rritet kërkesa e qytetarëve për e-shërbime cilësore, përmes trajnimeve dhe ngritjes së vetëdijes nga OShC-të.
Pështatshmëria e kandidatëve
Kandidatët dhe bashkë-kandidatët duhet:
- të jenë organizata jofitimprurëse të rregjistruara si ligjërisht si të tilla;
- të jenë të regjistruara në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut ose Serbi, të paktën 1 vit përpara datës së publikimit të thirrjes dhe;
- të kenë përvojë njëvjeçare në zbatimin e projekteve në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut ose Serbi.
Një organizatë mund të aplikojë vetëm me një projekt si aplikues kryesor dhe mund të marrë pjesë vetëm në një projekt shtesë si bashkë-aplikues/partner. Një organizatë mund të marrë pjesë në dy projekte. Gjithashtu, një organizatë mund të jetë partnere në maksimumi 2 projekt-aplikime. Theksohet se do t’i jepet përparësi projekteve që do të kenë marrëveshje të drejtpërdrejtë partneriteti me institucionet lokale ose qendrore.
Thirrja e plotë për aplikime do të publikohet në javën e tretë të gushtit 2020.
Ndiqni profilet në Facebook dhe Twitter për më shumë informacion mbi projektin.
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Metamorphosis Foundation, Open Data Kosovo – (ODK), e-Government Academy (eGA), Center for Research, Transparency and Accountability – CRTA, Lëvizja MJAFT, NVM 35 MM.