MJAFT! trajnime për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, në kuadër të ACTION SEE

10/07/2018

Lëvizja MJAFT!, në vijim të skemës së grantee-ve për nismat e organizatave të vogla lokale të shoqërisë civile, hartoi një seri trajnimesh gjatë periudhës shkurt-qershor 2018.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ka qenë të identifikohen nevojat e organizatave të shoqërisë civile të përzgjedhura për të qenë pjesë e skemës së granteve në kuadër të projektit ACTION SEE dhe të organizatave të tjera partnere, me të cilat MJAFT! bashkëpunon, dhe më pas të ofrohen mënyra sesi të rrisin kapacitetet e tyre organizative.

Kalendari i trajnimeve ka qenë si më poshtë:

Më 23 shkurt 2018, në ambjentet e “Bleart” Hotel Durrës, u zhvillua trajnimi me temën “Project Management”.

Më 24 shkurt 2018, në ambjentet e “Bleart” Hotel Durrës, u zhvillua trajnimi me temën “Advocacy training”.

Më 12 maj 2018, në ambjentet e “Bleart” Hotel Durrës, u zhvillua trajnimi me temën “Media training”.

Më 13 maj 2018, në ambjentet e “Bleart” Hotel Durrës, u zhvillua trajnimi me temën “Strategic use of social media”.

Më datat 8 dhe 9 qershor 2018, në ambjentet e “Dajti Park” Hotel Tiranë, u zhvillua trajnimi me temën “People empowerment and team building”.

Më 22 qershor 2018, në ambjentet e “Dajti Park” Hotel Tiranë, u zhvillua trajnimi me temën “Legislative provisions (looking into the specific anti-corruption set of laws and what they provide and/or not provide”.

Më 23 qershor 2018, në ambjentet e “Dajti Park” Hotel Tiranë, u zhvillua trajnimi me temën “Anti-corruption practices in other countries (giving the participants some ideas of possible recommendations for their advocacy initiatives)”.

 

Projekti Accountability, Technology and Institutional Openness Network in Southeastern Europe – ACTION SEE  është realizuar nga Metamorphosis Foundation nga Maqedonia në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja MJAFT!, partneri për Shqipërinë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.

Projekti ka për qëllim të rrisë përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe medias në proceset vendimmarrëse dhe në formimin e politikave dhe opinionin publik, si dhe të forcojë kapacitetet e shoqërisë civile në adresimin e këtyre çështjeve të ndjeshme.