QEVERISJA E HAPUR E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, VITI 2021

×

Error message

  • Notice: Trying to access array offset on value of type int in element_children() (line 6609 of /home-2/mjaft/public_html/includes/common.inc).
  • Deprecated function: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in drupal_get_feeds() (line 394 of /home-2/mjaft/public_html/includes/common.inc).

QEVERISJA E HAPUR E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, VITI 2021

PROPOZIME PËR PËRMIRËSIMIN E SITUATËS

Sistemi gjyqësor në Republikën e Shqipërisë iu nënshtrua reformimit sipas parashikimit kushtetues për organet e drejtësisë ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.07.2016. Një reformim i tillë erdhi si një masë shumë e ashpër për të ndikuar në uljen e korrupsionit, keqfunksionimit, mungesës së integritetit dhe profesionalizmit, pavarësisë, efiçencës, besueshmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së sistemit. Shtatë ligjet e Reformës në Drejtësi parashikojnë konkretisht: rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, organizimin e pushtetit gjyqësor, organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, si dhe organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Si rezultat i këtyre ndryshimeve ligjore, u krijuan Këshilli i Lartë i Gjykatave dhe Këshilli i Lartë i Prokurorive, të cilat gjithashtu janë subjekt monitorimi në këtë raport. Sikursë Reforma në Drejtësi parashikon të bëjë ndërhyrjet e nevojshme për të ulur kostot dhe për të rritur eficencën, në vitin 2023, nga data 1 shkurt, do të mbetet vetëm një Gjykatë Apeli e vendosur në Tiranë dhe pesë gjykatat e tjera do të shkrihen duke iu bashkangjitur Gjykatës së Apelit Tiranë, e konsideruar si gjykata mëmë. Ky proces synon të ulë mbingarkesën e kësaj gjykate për çëshjet e apeluara, në pritje për shqyrtim. Ende nuk ka një sqarim sesi do të operohet me ofrimin e shërbimit administrativ për qytetarët e rretheve të Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës, ku këto gjykata janë të vendosura tashmë.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).